• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”/ Dekorohet atasheu ushtarak italian, Meta: Dha kontribut të shkëlqyer!

by Java News
05/07/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi atasheun ushtarak italin, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Motivacioni ne urdher ishte  “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e urave të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve euroatlantike. Me mirënjohje për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve miq”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të organizimit të një ceremonie solemne për të nderuar Kolonelin Cornacchia, ushtarak i një vendi partner strategjik të gjithanshëm, Italisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit u shpreh:

“Kolonel Cornacchia ka një përvojë të shkëlqyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera me forcat e NATO-s.
Misioni i parë i tij në vendin tonë ka qenë në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, ku kontribuoi si pjesë e operacionit të forcave të NATO-s, për të përballuar krizën e refugjatëve në atë situatë të vështirë dhe historike.

Ajo eksperiencë la gjurmë të forta në kujtesën e tij ndaj edhe kur iu ofrua mundësia të kthehej në Shqipëri rreth dy dekada më vonë si Atashe Ushtarak i Italisë, e priti me shumë kënaqësi.

Gjatë këtyre si Atashe Ushtarak në vendin tonë ai ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin shumë të mirë midis forcave ushtarake italiane dhe atyre shqiptare në të gjitha drejtimet.

Sidomos lidhur me edukimin dhe formimin e ushtarakëve tanë në shkollat ushtarake italiane, stërvitjet dhe përgatitjet për operacione të përbashkëta të policisë ushtarake dhe karabinierisë, së fundmi edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake. Në veçanti falenderojmë Kolonel Cornacchia për angazhimin e tij në kohën e vështirë të pandemisë, për të lehtësuar procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptarë për ndjekjen e studimeve në fushën ushtarake në Itali.

Profesionalizmi, korrektësia dhe komunikimi i tij i shkëlqyer me kolegët shqiptarë por edhe të vendeve partnere, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me të gjitha institucionet shqiptare e kanë bërë Kolonel Cornacchia një bashkëpunëtor mjaft të çmuar të Forcave të Armatosura të vendit tonë.

Pas 3 vitesh shërbim si atashe ushtarak, Kolonel Cornacchia do të largohet nga Shqipëria për t’u kthyer në Itali. Por jam i sigurt se të dyja përvojat e tij në vendin tonë e kanë bërë një mik të pandashëm të Shqipërisë dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jetë një mbështetës i marrëdhënieve tona, por edhe një promovues i të gjitha bukurive të Shqipërisë.

Njëkohësisht dua ta falënderoj për të gjithë përkushtimin e tij, profesionalizimin dhe integritetin e treguar!”, – u shpreh Presidenti Meta.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Sh.T.Z  Fabrizio Bucci, përfaqësues institucionesh dhe autoritete vendore, familjarë, miq dhe kolegë të atasheut ushtarak.

metameta1meta2

Next Post
KUJDES/E vetmja gjë që nuk duhet të bësh asnjëherë para plazhit

KUJDES/E vetmja gjë që nuk duhet të bësh asnjëherë para plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In