Një debat i fortë u zhvillua mes gazetarit Arbër Hitaj dhe kryetarit të Nismës Thurje Endri Shabani për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Arbër Hitaj: A thoshte prokurori që ka qenë dënuar? Si ka qenë dënuar, kur Veliaj nuk ka marrë dënim? Janë gabime amatore.
Endri Shabani: A thoshte prokurori që janë blerë sende me vlerë mbi 800 milionë lekë. Ky është turp.
Arbër Hitaj: Mos më thuaj turp mua. Ti nuk e ke lexuar dosjen. Ky nuk është kallëzimi yt, kallëzimi yt s’është për bazë. Kallëzimi yt nuk ka pasur vlerë.
Endri Shabani: Kallëzimi ka vlerë, sepse Veliaj është në burg.