• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kallëzimi nga KLSH për çështjen CEZ, Gjiknuri: Raporti u hartua nga Berisha

by Java News
14/10/2015 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kallëzimit të KLSH ka reaguar ministri i Energjisë, Gjiknuri. “Raporti i KLSH ishte i paralajmëruar me kohë nga Berisha më 10 shtator në Kuvend. KLSH është vendosur në shërbim të ish-qeverisë Berisha, pasi ai e emëroi. Raporti nuk citon asnjë fjali, se ka shkelje nga grupi negociator. Ky mund të cilësohet kallëzim i PD ndaj meje. Kallëzimet në raport, të njëjtat me akuzat e PD. Në kallëzim mungon analiza juridike për cështjen.

KLSH në raport i kërkon Kuvendit (politikes) që të hetojë, auditi selektiv nga ata që e fundosën në kolaps. Marrëveshja me CEZ, zgjidhja më e mirë, e cila u përshëndet nga të gjitha institucionet botërore. Efekti i marrëveshjes u konfirmua nga rezultatet e arritura, rikuperim 200 ml Euro nga boxhet.

Qeveria po përgatit dosjen për drejtuesit më të lartë të shtetit për katrrahurën që bënë, e cila solli edhe kolapsin në energji. Hajdutët u kthyen në kallëzues, KLSH vegël e ish-qeverisë Berisha”deklaroi ministri.

Reagimi i plotë

Qeveria e Shqipërisë u njoh me kallëzimin dhe raportin më të fundit të hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe paralajmëruar me kohë nga ish­Kryeministri Sali Berisha.

Në seancën parlamentare të 10 Shtatorit 2015, ndërsa sulmonte marrëveshjen e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit për kompaninë e shpërndarjes, ai deklaroi se: “ne nuk do ta lëmë këtu. E kemi diskutuar gjerësisht dhe në mënyrë absolute presim, meqenëse institucionet e tjera janë në shqyrtim të çështjeve”. (fq. 13 e procesverbalit të seancës, dt.10.09.2015) E shoqëruar me raportin e sotëm, kjo deklaratë konfirmon se Kontrolli i Lartë i Shtetit është vënë në shërbim të mazhorancës së djeshme që e propozoi drejtuesin e këtij institucioni.

Ky i fundit po i kthen kështu haraçin propozuesit të djeshëm, ndërsa raporti përbën veçse një riprodhim të shëmtuar të akuzave të Partisë Demokratike ndaj qeverisë qeverisë shqiptare. Siç mund ta shikoni qartë, në asnjë fjali të këtij raporti nuk citohet asnjë ligj e gërmë e pretenduar të jetë shkelur prej grupit negociator të mandatuar nga qeveria shqiptare. Rrjedhimisht, ky nuk mund të konsiderohet kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj meje por kallëzim i Partisë Demokratike ndaj gjithë qeverisë shqiptare. Raporti i publikuar si pjesë e një misioni politik, del jashtë objektit të kontrollit të ushtruar nga KLSH:

“Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik e financiar dhe vendimmarrjen në marrëveshjet koncesionare”. Siç mund të shihet qartë, marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit mbi kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka lidhje me objektin e paraqitur të këtij kontrolli të ushtruar për periudhën 01.01.2013 deri më 31.12.2014. Jo rastësisht, pretendimet e ngritura në raport përkojnë plotësisht me pretendimet tanimë të përsëritura të Partisë Demokratike referuar kësaj marrëveshjeje.

Qeveria e Shqipërisë sqaron opinionin publik sa vijon: 1­Së pari, referuar pretendimit se vlera e njohur prej 95 milionë euro për pagesen e dakortësuar është e pabazuar në dokumentacion, sqarojmë se vlera e konkluduar nga Qeveria Shqiptare si detyrim ndaj palës çeke, përfaqëson detyrime të pastra kontraktuale.

Ato janë të njohura dhe të provuara mbi bazën e kontratave të kredive apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, si dhe të faturave të cilat janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje sh.a. Fatura që kanë vazhduar të paguhen edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 Janar 2013. 2­Së dyti, vlera e pretenduar e dëmit prej 352 milionë euro si detyrim ndaj KESH dhe OST është një përsëritje e akuzave politike, dhe nuk ka asnjë argument financiar dhe ligjor. Madje, ky pretendim vjen në shpërfillje të plotë të vet pasqyrave financiare të cilave i referohet auditi.

Detyrimi total i CEZ Shpërndarje ndaj KESH dhe OST, i kontabilizuar dhe i çertifikuar nga auditi BDO vlerësohet në një vlerë prej 29 Miliard lek pa penalitete. Ndërkohë, po t’i zbresësh rreth 10 miliardë lek detyrime që i kishin institucionet shtetërore CEZ­it, duke aplikuar formulën e vetëgjyqësisë financiare të akorduar nga ish qeveria Berisha si rezultat i marrëveshjes miqësore të vitit 2012, e zbret vleren e mbetur pa kamatë vonesë në 19 miliard lekë ose rreth 130 milion euro. Ndërkohë, në raportin e KLSH fshihet me dashje vlera e të ardhurave të arkëtueshme të CEZ­it me rreth 70 miliard lekë ose 500 mil euro pa kamatë vonesa dhe që kalon në favor të palës shqiptare me anë të kësaj marrëveshjeje. 3. Së treti, e gjejmë të pavend edhe pretendimin për vlerën prej 32 milionë euro për zhvlerësimin e 24 % të aksioneve të shtetit në CEZ Shpërndarje.

Lidhur me këtë konstatim, sqarojmë se pikërisht për faktin se shoqëria CEZ Shpërndarje sh.a. sipas edhe vleresimeve të auditeve të pavaruar kishte një vlerë tregtare negative, sipas kushteve të Marrëveshjes së Zgjidhjes me Mirëkuptim, aksionet e shoqërise CEZ Shpërndarje dhe asetet e saj, i kalojnë falas shtetit shqiptar. Pra, duke mos njohur pretendimin e CEZ a.s për vleren fillestare të privatizimit, të paguar prej tyre prej 102 milion euro si dhe vlerën prej 24 miliard lekë e aseteve të shoqërisë të reflektuara edhe në raportet e auditit.

Në raport mungon tërësisht analiza juridike dhe financiare e shkaqeve që çuan në lindjen e këtij konflikti, për të nxjerrë përgjegjësitë e institucioneve të shtetit shqiptar; duke filluar nga momenti i privatizimit të shoqërisë së shpërndarjes; garancive që iu dhanë sipas Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve; vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë; përgjegjësitë konkrete të institucioneve dhe të përsonave përgjegjës që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, para dhe pas heqjes së licencës së kompanisë së shpërndarjes, çuan këtë marrëdhënie në një konflikt, i cili për nga vlera financiare dhe problematika, potencialisht do të cënonte rëndë sigurinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatoreve shqiptare dhe sigurinë e furnizimit në tërësi.

Ironikisht, për këtë pjesë që përbën thelbin e gjithë katrahurës, KLSH mban duart larg duke ja lënë politikës ta hetojë në Kuvend. Veprim ky që konfirmon përdorimin politik të këtij institucioni nga Partia Demokratike, ndërsa zgjedh të auditojë selektivisht atë çka i intereson atyre që e fundosën sektorin deri në prag të kolapsit financiar. Qeveria e Shqipërisë deklaron se marrëveshja e arritur për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit të trashëguar me CEZ a.s është zgjidhja më e mirë për sektorin energjitik.

Një zgjidhje që u mbështet dhe përshëndet nga të gjitha institucionet më të rëhfndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Komuniteti i Energjisë. Efektshmëria e kësaj marrëveshjeje konfirmohet më së miri nga rezultatet e arritura në sektorin energjitik në dy vitet e fundit, ulja e humbjeve, rritja e arkëtimeve, shtimi i likujditetit, çlirimi i investimeve dhe fillimi i rimëkëmbjes financiare përfshirë dhe rikuperimin e rreth 200 milion eurove nga borxhet e vjetra.

Qeveria po përgatit të gjithë dosjen e plotë të cilën do tia vërë në dispozicion organit të akuzës me synim zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive që kanë patur drejtuesit më të lartë të shtetit dhe institucionet përkatëse, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në katrahurën që shkaktuan në sektorin energjitik që nga momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes.

Gjithashtu, qeveria inkurajon organin e akuzës që të marrë edhe asistencë ndërkombëtare për ti shkuar kësaj çështjeje deri në fund. Është bërë tashmë e zakonshme që hajdutët kthehen në akuzues, këtë herë me ndihmën e KLSH­së së kthyer në një vegël të tyren.

Next Post

Teknika dhe fikshëni në sfidën e veprës së Atwood

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In