• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kacifas helmoi klimën’, Greqia: Drejt mbylljes çështjet e hapura me Shqipërinë!

by Java News
04/12/2018 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën për radiostacionin Real FM dhe gazetarin Nikos Haxhinikolau,  zv/ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, ka theksuar në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi se

“Jemi shumë afër të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me Shqipërinë, përfshi këtu edhe të zonës detare.

Negociatat shkuan shumë pas për shkak të ngjarjes shumë të trishtë me vdekjen e K. Kaçifa, ngjarje që në nivel esencial, nuk ndryshoi diçka nga ecuria e diskutimeve, por patjetër që helmoi klimën. Tani, ajo që kërkojmë është pala tjetër të konfirmojë angazhimet ndaj minoritetit tonë.

Kohët e fundit ka miratuar një ligj për minoritetet, presim të konstatojmë praktikisht zbatimin e akteve ekzelutuese. Sepse prioriteti ynë është mbrojtja e të drejtave të minoritetit e me ecurinë e këtij procesi, besoj se vërtet të rigjejmë fillën e bisedës për zonën ekonomike (detare),” u shpreh ai, raporton BW

Ai ka folur edhe per takimin e mundshem, Rama-Tsipras

“Ka një kuptim që udhëheqësit e të dy vendeve të takohen por duhet më shumë kohë për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Konstandinos Kaçifas”

Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, zv/ministri Katrugalos ka deklaruar se “kishim një takim të fundit në Selanik me ministrat e Jashtëm të Fyrom, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Aty konfirmuam plotësisht se të dy palët ndjekim klimën e mirë të bashkëpunimit për të arritur deri në fund, çfarë gjykojmë si marrëveshje me interes për të dy palët. Kontaktojmë vazhdimisht për t’u pasqyruar saktë në reformën kushtetuese të vendit fqinj të gjitha sa u ra dakort në Prespë. Afati kohor mbetet i njëjti. Deri në fund të Janarit në vendin fqinj, në Mars ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin grek” ka përfunduar Katrugalos.

a.çupaj

Next Post
Qytetarët i bashkohen nismës dhuro një pemë për ditëlindje, Veliaj: Tirana, sukses i njerëzve të thjeshtë

Qytetarët i bashkohen nismës dhuro një pemë për ditëlindje, Veliaj: Tirana, sukses i njerëzve të thjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In