• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kabineti “Rama 2”, katër emrat e sigurt që do të jenë ministra

by A R
25/08/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama do të shpallë emrat e ministrave dhe strukturën e re qeverisëse ditën e diel, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

 Dilema për emrat pritet të marrë fund para anëtarëve të Asamblesë, ndërsa prej ditësh qarkullojnë emra që vijnë dhe ikin nga qeveria. Ndryshe nga 2013-ta, kur Rama bëri publikë emrat e ministrave të tij një muaj para mbledhjes së Kuvendit të ri dhe nisi me ta të hartojë planet e ndërhyrjes së qeverisë në 300 ditët e para në dy takime, në Vlorë dhe Korçë, kësaj radhe ai do t’i bëjë publikë emrat e qeverisë së tij vetëm një javë para nisjes nga puna të Kuvendit të ri.

Madje, ai nuk ka bërë asnjë takim me ministrat aktualë për t’u thënë atyre nëse do të jenë ose jo pjesë e kabinetit të ri qeveritar. “Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush, përveç meje, s’ka pse humbet kohë për t’u marrë me këtë punë.

Gjithçka zien e do të ziejë me siguri më tutje, në kazanët e katundit mediatik, është thjesht pjesë e llogjeve të atij katundi e asgjë më tepër”, tha Rama në takimin e parë me deputetët e rinj, në fillim të korrikut.

MINISTRAT

Mësohet se kabineti i ri qeverisës do të ketë jo më shumë se 12 ministra, ndërsa, siç e shprehu edhe vetë Kryeministri Rama, parimi në ndërtimin e këtij ekipi do të jetë “më shumë me më pak”.

Grupi i punës që është marrë me studimin rreth efikasitetit të institucioneve i ka paraqitur një projekt Kryeministrit Rama, që parashikon grupimin e disa ministrive, agjencive dhe autoriteteve për një eficiencë më të madhe të punës së tyre.

Skema e re e strukturës së qeverisë synon të bashkojë Ministrinë e Bujqësisë me atë të Mjedisit, Ministrinë e Turizmit me Kulturën dhe Sportin, Ministrinë e Ekonomisë me Energjinë dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban me atë të Pushtetit Vendor. Po ashtu, diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë. Vetë Kryeministri Rama lajmëroi dje para ambasadorëve edhe emërimin e një ministri shteti për Diasporën.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, është shprehur se ka propozuar një Ministri Emigracioni, ose për Diasporën. Duket se kjo ministri, sipas deklaratave të Kryeministrit Rama në fushatë, do të realizojë edhe votimin për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Mësohet se në strukturën e re të qeverisë, zv.kryeministri do të mbulojë funksionet e një prej ministrive të rëndësishme.

Qeveria aktuale ka në përbërje të saj 19 ministri, ndërsa bashkimi i disa ministrive duket se do të na kthejë në skemën qeverisëse të 2013-s. Duket se emrat e konsoliduar në kabinetin “Rama 2” do të jenë Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli e Lindita Nikolla, ndërsa pritet të ketë dhe emra të rinj. Mësohet se do të ketë një numër më të madh zv.ministrash, detyrat dhe kompetencat e të cilëve do të ndryshojnë pas bashkimit të disa ministrive.

/panorama/b.d

Next Post
Dy javë para dasmës, Getoari dhe Marina ndryshojnë mendje!

Dy javë para dasmës, Getoari dhe Marina ndryshojnë mendje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com