• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka sosur uji yt, Sali, perballë ke kryeprotestuesin Rama

by Elisa Spiropali
07/07/2022 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali*

Duke notuar ditë pas dite në gotën e ujit, gota na duket oqean dhe çdo puhizë e quajmë furtunë. Pa mundur të ngrihemi nga përditshmëria, pa parë dot më larg se e nesërmja, mungesa e vetdijes kombëtare, mund të konsiderohet si një nga mëkatet më të mëdha të klasës politike shqiptare në këto 30 vjet. Shembullin me të errët të kësaj politike të mbrapsht sapo e dëgjuat.

Është krijuar një bashkëjetesë gati fatale mes asaj që janë realisht ceshtjet e shoqërisë me hallet e politikës. Politika I ka tregtuar dhe jo pa sukses, hallet e saj si të publikut. Dhe vetë publiku, sërish duhet thënë me dëshpërim, i ka konsideruar shumë shpesh ato si hallet e tij.

Në emër të saj qytetarët janë derdhur në sheshe dhe kanë protestuar. Janë ndeshur me njëri-tjetrin dhe janë vrarë. Kanë futur vota në kuti dhe i kanë numëruar votat siç ju është dashur. Janë zënë dhe janë ndarë.

Janë ndeshur si tifozë në shkallët e stadiumit, kurse loja bëhej gjetkë. I vetmi ngushëllim: kështu e ka politika.

Po ne jemi kaq pak për tu ndarë kaq shumë me njëri-tjetrin, për hall të tyre.

Po të shihet qoftë dhe një seancë e vetme e këtij parlamenti apo edhe e parlamenteve të mëparshëm, shumëkush del dhe flet në emër të popullit, në emër të Shqipërisë. Por grisni vetëm për një çast ambalazhin dhe do të shihni se e gjitha ka një kuptim dhe një thelb tjetër: këtu në këtë sallë flitet ndryshe dhe mendohet për tjetër gjë në thelb.

Mendohet për pushtetin dhe përfitimet e tij. Për pushtetin si qëllim të vetëm dhe jo si një mjet për të realizuar qëllime të mira. Për pushtetin e humbur.

Ne, maxhoranca socialiste, besoj se bëjmë ndryshim. Por edhe ne vetë, shumë shpesh jemi thirrur në beteja dhe na është dashur të luftojmë beteja që na kanë shfokusuar nga qëllimi final i cdo qeverisjeje të mbarë: prmirësimi i jetesës së përditshme të qytetarit dhe zhvillimi i vendit tonë të jashtëzakonshëm.

Në të djeshmen tonë, tashmë të largët, edhe ne në opozitë kemi gabuar.

Ishim reflektivë dhe kundërshtues iniciativave që vinin nga këto tryeza. Dhe na dukej se bënim politikë. Doni një shembull? Këtu e 12 vjet më parë, kur diskutohej heqja e vizave të shqiptarëve, kishte mes nesh socialistë, edhe të ndershëm dhe të mencur që e konsideronin një gjë të tillë si një bonus që qeveria e Berishës do ta përdorte ndaj nesh në zgjedhje. Natyrisht që e donim heqjen e vizave, por donim ta bënim ne dhe jo kundërshtarët tanë.

Mendonim gabimisht se suksesi i tyre ishte dështimi ynë dhe anasjelltas.

Duke besuar gabimisht se triumfi ynë do të duhej të ngrihej mbi dështimet tuaja.

Por orientimi dhe udhëheqësia i PS nuk iu dha kurrë kësaj ngasjeje. Jemi ndarë shpejt nga ky mëkat fillestar i politikës. Sot e gjykojmë ndryshe dhe ky bën ndryshimin në thelb mes nesh. Ju keni mbetur ende në vitet 90-të. Ne shohim të nesërmen.

Keni përmendur shpesh shishet e shampanjës që janë hapur para kohe për çeljen e negociatave. Por jeni ju që keni pirë shampanjë kur negociatat, jo për fajn tonë, kanë munguar të hapen.

Tani jemi në një moment historik. Eshtë bërë e qartë edhe për të verbërit, është e dukshme edhe për ata që mbyllin sytë dhe nuk shohin realietin që vonesat nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por me një veto absurde të Bullgarisë.

Ju lutem, kuptoni që Shqipëria vetë, por edhe koha ka ndryshuar. Pavarësisht se ju keni mbetur të njëjtët politikë bajate të lidershipit tuaj. Në kufijtë e Evropës ka luftë. Dhe kjo luftë ka prekur jo vetëm Kievin dhe Mariupolin, por edhe Tiranën, Londrën dhe Parisin. Ka prekur edhe Shkupin dhe Sofjen. Kjo kohë e re nuk i pranon sjelljet e vjetra. Një Shqipëri më pranë Evropës është një Shqipëri më e sigurt.

E njëjta histori vlen edhe për rajonin. Ne sot votojmë një rezolute për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë dhe shpalljen e datës 11 Korrik si ditën e Përkujtimit të këtij genocidi. Një përkujtim drithërues për ato mijëra viktima të një masakre brutale që regjimi shovinist i Milosheviçit shkaktoi në luftërat e para në Evropë mbas tmerrit të luftës së dytë botërore. Nuk është vetëm një homazh për viktimat, ata fëmijë, gra e burra, për ato jetë të këputura që u shuan, por edhe një konfirmim i qëndrimit historik të Shqipërisë për të dënuar fuqimisht cdo prirje apo veprim për të mohuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë, fshehjen e motiveve apo lavdrimin e autorëvë, ideatorëve dhe mbështëtësve të këtij genocidi.

Kosova ishte tragjedia e madhe e fundit që u luajt në këtë cep të Evropës. Aty nisi dhe aty mbaroi lufta që shembi ish-Jugosllavinë, si një krijesë artificiale, e cila nuk mundi të bëhet strehë e popujve të kombësive të ndryshme, historive apo feve të ndryshme. Kosova pagoi me cmimin e gjakut lirinë dhe flamurin e saj duke u bërë shteti më i ri i Evropes. Ai gjak, ato sakrifica të jashtëzakonshme, ai tmerr I pasosur i luftës kërkon të shpaguhet me falje, kërkon të jetë klithma për të mos harruar kurrë se nacionalizmi kriminal është një kancer që mund të përsëritet kudo gjetkë nëse harrohet se cfarë e shkakton.

Kryeministri dhe qeveria shqiptare e ka bërë të qartë kudo, njohja e Republikës së Kosovës është rruga e vetme që e bën rajonin më të sigurt, e bën Evropën më të prekshme e të afërt, i jep pages një shans më shumë.

Çfarë harrohet, përsëritet. Dhe ne nuk harrojmë. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 8 rezoluta dhe 11 deklarata për Kosovën nga viti 1991 – 2021. Në nuk mbetemi të rezolutat por e kemi bërë të qartë me aktet tona, nga samitet e BE, të samitet e NATOS, në Këshill të Sigurimit e në Këshill të Evropës se Kosovës ia mbrojmë interesat, të shkuarën dhe të ardhmen më të gjithë fuqinë e ndikimit tonë. Ne shohim leksionet e hidhura nga e shkuara duke parë të ardhmen në sy. Jo tanke në kufi, por kamionë mallrash. Jo ushtarë, por udhëtarë. Jo bashkëluftues, por bashkëjetësë.

Ne jemi një popull që e kemi provuar genocidin në shekuj. Kemi mbijetuar vetëm sepse kemi qenë bashkë sepse kemi kuptuar që në kotë botë të madhe, bëhemi edhe më të vegjël nëse na ndajnë të liqtë mes nesh.

Shqiptarët këtëj e andëj kufirit nuk kanë qënë kurrë në pozitë më të favorshmë se sot. Por po sot ka shumë shqiptarë që ikin. Shumë të tjerë që mendojnë serish për të ikur. Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, këtu, në Kosovë e në rajon, për të krijuar një ambient më të përshtatshëm fëmijët tanë. Asnjë herë nuk është mjaft për atë që ata të gjithë së bashku meritojnë.

Ne duhet të identifikojmë edhe së bashku se cfarë duhet të bëjmë më mirë. Jemi të detyruar ta bëjmë këtë gjë. Sepse kriza godet njëlloj si patronazhistin socialist, si votuesin demoktat, si atë që mezi pret që presidenti t’i rikthehet në parti.

Nuk mund të ndahemi në gishtin që tundet dhe vetëm denoncon dhe në dorën që vetëm firmos pa dëgjuar.

A jemi në gjendje të identifikojmë se cfarë janë ato kolona për të cilat biem dakort që të mos I godasim me Molotov dhe tu sulemi me vare? Unë them se po. Dora jonë eshtë e shtrirë dhe jemi të gatshëm të dëgjojmë cdo zë realist, pa parë se nga vjen dhe kush e thotë. Ne kemi zgjedhur të merremi me idetë dhe jo me individët që I thonë ato.

Sot përpara kryeministrisë ka protestë. Shpresoj të mos habiteni nëse ju them që është një gjë mjaft e mirë që qytetarët të dalin në bulevard.

J’ua thotë një njeri që ka kaluar ditë të tëra në po atë bulevard duke protestuar me uri për lirinë e votës.

Do të doja që aty të shihja ata të cilët po I godet kriza dhe jo ata që janë bashkaksionerë në ashpërsimin e saj.

Do të doja qytetarë që numërojnë lekët e fundmuajit dhe jo ata që vijnë në bulevard me Range Rover-a dhe I përdorin ata si mish për topat e luftës për pushtet. Do të doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fatazmat e të shkuarës, jo komunistin e fundit të Evropës që kërkon të rivijë sërish në pushtet.

Pi ujë Sali! Eshtë vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh, ty dhe flamujt e lodhur të protestës tënde të vetmuar dhe private.

Po kërkon të rishpikësh vetveten, por ti e di edhe vetë që uji yt ka sosur. Ke thyer kaq shpesh gotën tonë. Ngri furtunën e rradhës në gotën tonë të përbashkët. Dëmto mjedisin tonë të përbashkët. Por mos kujto se edhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë thjesht mercenarë në një luftë që nuk ju përket.

Për paradoks, protestuesit me të ashpër ndaj kësaj qeverisjeje, të pakënaqurit më të mëdhenj me këtë qeverisje, do t’I keni përballë. Do të jetë në katin e dytë të kryeministrisë Sali, aty nga ku t’i shihje gardën që qëllonte mbi protestuesit, do të shohësh jo kryeministrin, por kryeprotestuesin.

*Fjala në Kuvend

Next Post
Flirtime, bashkëpunime dhe propozime për martesë/ 4 shenjat që do të favorizohen nga solstici veror

Lëreni pas të shkuarën/ 3 shenjat e horoskopit që i pret një dashuri e re gjatë kësaj vere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In