• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka një dallim mes Venecias reale dhe asaj të dozhëve mesjetarë Berishianë

by Spartak Ngjela
22/06/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Demokracia bie në krizë atëherë kur maxhoranca që ka fituar zgjedhjet kthehet ose në një oligarki tiranike, ose në një bandë korruptive.
Rasti i dytë është ai i qeverisë Berisha 2005-2013, e cila tani eshte në opozite. Por shqiptarët masivisht votuan kundër asaj qeverie të korruptuar dhe korrupsionit në Drejtesinë shqiptare. Por sot konstatohet se krizën e korrupsionit të qeverisë të korruptuar, krerët e korruptuar ia kanë transmetuar opozitës, ndërsa kjo nuk do të thote që këtë krizë morale të qeverisë abuzive te vitit 2013, këta opozitarë mund ta kthejnë në një krizë morale të demokracisë shqiptare.
Reforma në drejtësi patjetër qe do te penalizojë hordhinë abuzuese Berisha, dhe do t’i shpronësojë të gjithë të korruptuarit. Shqiptarët duan ndëshkim. Provat janë sheshit dhe të gjitha organizmat ndërkombëtarë i kanë të gjitha evidencat, prandaj: pse lodhen kot vjedhësit?
Gjykatë e korruptuar plus pushtetin abuziv Berisha: kjo ka qenë substanca juridike e vitit 2013. Prandaj, pse merren këta të mundur me gjithësejt nga populli, me zvarritje qaramane të të kapurit në vendin e Krim?
Sepse duan t’i shpëtojnë penalizmit. Nuk e shihni si vijnë Vërdallë? Por më qesharakë janë ata që nuk kanë përfituar asnje kacidhe, dhe bëjnë luftë me “mullinjtë e erës”, se kanë hallin e pasurisë se Saliut, Lulit dhe familjes se Saliut. Ky në fakt ka qenë karakteri mesjetar i vasilitetit. Vasali i shkretë nuk ka përfituar kurrgjë, por duhej të ishte besnik, se mos merrte ndonjë kockë.
Ja këta jane sot nëpër këmbë, dhe mund te hidhen të gjithë për të mbrojtur feudalin dhe rrethin e tij. Dhe kane krijuar Venecian si çeshtje. E kotë: Reformën shqiptare e kanë strukturuar amerikanet. Krimin shtetëror shqiptar nuk po e luftojnë shqiptarët që të ndërrojnë Portat e korrupsionit. Gjithçka është në dore të politikës dhe ekspertizës amerikano- gjermane. Venecia eshte pretekst. Amerikaneve demokracinë nuk ua ka mesuar Venezia. Amerikanëve iu desh një shekull për të demokratizuar Venecian. Korrupsioni Berisha duhet të hyjë në rresht e t’i lerë vasalët në hallet e vobegtësise së tyre në intelekt, dhe të gjejë rrugën legale për t’u mbrojtur ndaj penalizimit të tij. Në Parlamentin shqiptar Reformën do ta votojnë mbi 115 deputetë…mund të jenë edhe më shumë. Cila Venecie ka dalë për të mbrojtur krimin shtetëror shqiptar Berisha, ajo e Dozhëve mesjetarë? Reforma shqiptare nuk ndalohet dot, pa le te kërcënojë me “trazira sociale” zëri infantil Basha. Ikë Basha ne Uashington dhe jo nëpër varfërinë shqiptare! Shko i thuaj Uashingtonit që qeveria Berisha ka qenë qeveri “shenjtorësh”… se shqiptarët jane të lodhur nga grabitja dhe agresioni barbar Berisha. Fatet e shqiptarëve sot jane fate interesash shqiptaro- amerikane. Por Bashë ziu e ka të pamundur, se , sikurse Saliu, e di që Uashingtonin e ka kundër. Perëndim per Shqipërinë sot do të thotë antikorrupsion shqiptar. Të gjitha të tjerat janë fjalë pa sens.
Por, a mund ta ndalojnë vasalët Reformën. Për fatin e moralitetit shqiptar ata janë pak. Nuk bëjnë dot gjë as me Venecian dhe as me votat në Parlament. Sot shqiptarët e dinë se gjithçka që kundërshtohet nga Saliu, është një furi fëminore… sepse kanë kuptuar të vërtetën: Uashingtoni dhe Brukseli janë kundër korrupsionit shqiptar. Kjo është Venecia reale, ajo mesjetarja e Dozhëve nuk ka më funksion.

Next Post

Pse tremb modeli "Veliaj"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In