• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse tremb modeli “Veliaj”

by Xhovani Shyti
22/06/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Nga Xhovani Shyti
 

Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i kryeqytetit, ka venë në lëvizje jo vetëm administratën që paguhet për të bërë punën e për të qenë në shërbim të qytetarëve, por edhe bashkësinë e taksapaguesve. Në fakt ja ka dalë të rindez zjarrin e aksioneve papagesë, të njohura si “aksione vullnetare”, nëpërmjet të cilave është arritur të hiqet ai ndryshku dekadësh i jo pak zonave të kryeqytetit, që lundronin në zhul, në kodra plehrash e mbeturinash e që, sakaq rrezatojnë një farë pastërtie të admirueshme.

 Por falë iniciativës së tij kryebashkiaku Veliaj ja ka dalë ti verë ruspat jo pak ndërtimeve të paligjëshme, zaptuese të hapsirave publike, duke përballuar jo vetëm presionin e pronarëve të tyre “bosa” në gjithçka, por edhe sulmet e paprincipta të opozitës punëpambyllur, kur administronte këtë Bashki, si edhe të individëve e disa shoqatave që më shumë se kryeqyteti e kryeqytetasit i dhimbset mirëqënia e tyre.

Pas një dyluftimi jo të shkurtër kohor me batalionet e të tillë “mbrojtësave”,- zyrat e të cilëve habitshëm janë shumë herë më komode edhe se kabineti i z.Veliaj, ndërsa jo pak prej tyre banesat i kanë në zemër të kryeqytetit,- beteja e njohur si “E liqenit artificial”, u fitua nga Kryebashkiaku. Për pasojë, sot këndi i lojrave për fëmijë që u ngrit atje në valën e “luftës” me “ambientalistët civilas”, rrezaton vërtetësinë e ambicies së Veliajt për ti dhuruar fëmijëve të Tiranës një ambient të ngjashëm me sivëllezërit e tyre europian. Zullumi i pretenduar “i civilasve”, me pemë të asgjesuar, ka mbetur në harresë, ndërsa këndi vazhdon të jetë në funksion të plotë, duke joshur mesazhe konstatuese të tilla si ky i profesorit të respektuar Përparim Kabo: “Pa koment…isha mbreme ne oren 23 tek parku…mua me pelqeu…natyra nuk ishte lenduar ishte respektuar duke u kombinuar ne harmoni funkionale me atraksionin…”.

 Ndërkohë që rikonstruksioni i jo pak rrugëve e rrugicave, apo ngritja e lulishteve e gjelbërimi i jo pak zonave qendrore e periferike të kryeqytetit janë tregues më i drejtëpërdrejtë i qënies së Bashkisë  një institucion pune, “fan zons”-at janë një tjetër risi e kryebashkiakut, që i ka shkundur pluhurin e vegjetimit administratës zyrtare. Mund të përmendim pa droje se Bashkia e drejtuar nga Veliaj është ndër të rrallat, në mos e vetmja, që ka ndezur të gjithë motorët dhe ecën përpara… Provoni të frekuentoni institucione të tjera zyrtare, zyrtarë shërbyes që falë hamullisë paguhen duke mos bërë asgjë. E shtyjnë orarin duke i shërbyer vetes me gjithsa dhe për këtë paguhen nga fondet publike. Janë vegjetues, përvetësues e përvëlues të ardhurash të rrjedhura nga afera, që mbeten të pandëshkuar edhe kur kapen gafilë.

Rreth 1/3 e projektit të bulevardit të ri ka përfunduar, së bashku me planin urban që parashikon shtatë zonat të cilat e kthejnë kryeqytetin në një metropol të vërtetë perëndimor…

Falë paempshmërisë së Veliajt përpara sulmeve paprincip, lejet e ndërtimit të dhena nga paraardhësi i tij në disa zona me pikë rreziku, si ai poshtë digës së Liqenit, etj., janë stopuar. Projektet e shtimit të zonave të gjelbërta dhe motoja “Kryeqyteti në funksion të kryeqytetasve”, përbëjnë risinë e punës së Kryebashkiakut, i cili, përveçse një menaxher për së mbari rezulton të jetë edhe sjellës i një fryme të re në raportin e taksapaguesve me institucionet zyrtare, që i kundërvihen interesave të shumicës publike. Rasti i qënies së tij në krye të protestës, kundër gjyqësorit që për interesa klienteliste rrezikonte një sipërmarrje me interes publik, është jo vetëm një sjellje e re, por shembulli më i pastër i marrëdhënies së një Kryebashkiaku me elektoratin i cili e ka mandatuar.

E megjithëkëto, çuditërisht, kryebashkiaku Erion Veliaj rezulton të jetë njëherësh edhe zyrtari më i anatemuar jo vetëm ndër polemikat e deklaratat politike të opozitës, por edhe ndër bisedat e zyrtarëve të sferave të ndryshme. Madje edhe disa nënpunësve të administratës që drejton. Pse?  Sepse politikisht, me sjelljen e vet zyrtare, Erion Veliaj po sfidon paraardhësin i cili, erdhi, qëndroi dhe iku duke mos sjellë jo tramin etj. premtime të bujëshme, por pa lëvizur asnjë gurë nga territori i kryeqytetit. Por Veliaj rezulton të jetë sfidant pasi përveçse mënaxhues punësh publike është edhe përçues i frymës së re të “rebelimit” qytetar sa herë vendimarjet antiligjore prekin interest e shumicës publike.

Sigurisht, është i papëlqyer nga shpura e administratës vegjetues, pasi me sjelljen e moton e ushtrimit të detyrës së tij zyrtare i ka hapur punë asaj pjese të gjyqësorit që drejtësinë e përdor për tregti, sikurse është sfidant edhe i asaj pjese të nënpunësisë që funksionin zyrtar e shfrytëzon për përfitime.

Next Post

Gjiknuri: Po riaktivizohet aftësia përpunuese në industrinë minerare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In