• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka filluar “vettingu” i klasës politike!

by Alfred Peza
30/01/2019 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Pas procesit të pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e sistemit të ri, viti 2019 ka dhënë shenjat e para, se do të jetë periudha e “vettingut” të klasës politike shqiptare. Shenjat këto që kanë nisur të jepen ditët e fundit nga SHBA dhe BE, ku një pjesë e elitës politike i ka marë tashmë sinjalet e qarta.

Ky proces, duket se do të eci paralel me ngritjen e institucioneve të reja, SPAK dhe BKH por edhe të rikthimit në normalitetin e funksionit të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, si edhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ngritje e këtyre institucioneve të reja, është në varësi të ecurisë së procesit të “vettingut” për gjytarët dhe prokuroroët, të cilët po kalojnë nëpër tri filtra përpara se të konfirmohen ose jo në detyrat e reja: Integriteti profesional; pastërtia e figurës dhe verifikimi pasuror.

Një procesi të tillë, do ti nënshtrohen më pas, nëpërmjet sistemit të ri të drejtësisë, të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri. Duke nisur pikësëpari me të gjithë ata që janë të zgjedhur, ose të emëruar në pozicione të larta të administratës dhe që kanë menaxhuar pasuri e para publike ose fonde të buxhetit të shtetit.

Një nga sinjalet e para që pritet të marin, ose janë duke marë këto kategori, është pothuajse e ngjashme me ato që mori ish Kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla. Skema e përdorur ndaj tij, pritet të jetë pak a shumë një lloj modeli që mund të ndjekë edhe fatin e të tjerëve. Kujtojmë se fillimisht u fut në listën e zezë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, kur atij dhe familjarëve të tij, iu ndalua hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes së ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë në raste galopante korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Pjesa tjetër është një film i parë tashmë, kur pas kësaj mase ndaj Adriatik Llallës Prokuroria u vu në lëvizje të cilat çuan në nisjen e hetimeve zyrtare ndaj tij për katër akuza nga më të rëndat, përfshi edhe atë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ditët e fundit, ka dalë në skenë një çështje e bujshme, e cila duket se implikon dy figura të njohura politike. Mediat publikuan një vendim gjyqësor pasi familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

Të dhënat e publikuara nga burime të Gjykatës së Lezhës, tregojnë se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka, aktualisht nën Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, njëra prej tyre me vlerë prej 87.5 milionë lekësh dhe një tjetër në një shumë prej 70 mijë eurosh. Ndërsa ish- deputetit demoktrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, me një vlerë që shkën në shumë e 729 mijë eurove.

Hetimet për këtë çështje sapo kanë ekspozuar majën e ajzbergut dhe në orët dhe ditët në vijim pritet të ketë edhe zhvillime të rëndësishme të cilat me siguri që do të sjellin edhe debate politike e mediatike në lidhje me këtë temë. Ashtu sikundër, pritet të ketë shumë emra të tjerë që po dalin dhe pritet të bëhen publike në çështje të tjera me sensibilitet të lartë shoqëror dhe në çështje të bujshme. Të cilat, nuk do të tregojnë gjë tjetër, veçse atë që po bëhet gjithnjë e më konkrete gjatë javëve dhe muajit të parë të 2019: Kalimin e stafetës së “vettingut” pas drejtësisë, edhe në sfera të tjera të rëndësishme të jetës politiko- shoqërore të Shqipërisë.

Next Post
Pogradec/ U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari

Pogradec/ U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In