• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka dëshmitarë që e panë policin duke e rrahur”/ Babai i 25-vjeçarit Rasha: I shërbej familjes jo politikës

by Java News
10/12/2020 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Klodian Rashës kërkon zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë i biri nga Policia, ndërsa këmbëngul se ai nuk ka pasur armë.

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha që mbeti i vrarë nga Policia në Laprakë të Tiranës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, gjatë së cilës është shprehur i revoltuar me veprimin e efektivit të Policisë.

Madje, Qazim Rasha ka deklaruar se djali i tij së shpejti do të martohej, ndërsa kërkon me dëshpërim zbardhjen e çështjes.

“Fatkeqësi e imja, mos i ndodhtë askujt. Çfarë mund të thotë një baba për një djalë 25-vjeçar që kishte dalë të marrë një paketë cigare. E të iki se nuk ka maskë dhe të masakrohet nga Policia.

Edhe kriminel të ishte. mund ta arrestosh, ai ishte te dera e shtëpisë. Edhe nëse kishte bërë faj, mund të kishte bërë gjithçka, mund ta kapte Policia ta arrestonte, ta burgoste, të bënte çfarë të donte, nëse kishte bërë faj. Por, ta masakrojë Policia një fëmijë 25 vjeç, kur unë e kisha për ta martuar”, është shprehur Qazim Rasha.

Ndërsa tregon se ka dëshmitarë që e kanë parë duke u zënë me Policin, i cili sipas tij e ka dhunuar.

“Ke dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me Policin, duke e gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë të pinte një kafe dhe ka ardhur për te shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë gjurmuar. Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë unë e pushkatoj.

Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje… Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston”, shprehet babai i 25- vjeçarit. Ndërsa sa i përket precedentëve të mëparshëm penalë të tij, ai tregon se kjo bëhet nga Policia për të maskuar punët e veta. “E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga ato, unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe. Më tha vetë shefi që ata e kanë bërë, por ata janë maskarenj që kanë bërë veprimin. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…”,ka treguar Qazim Rasha.

Më tej babai duke iu referuar protestës ka dhënë disa mesazhe të forta, duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet aspak me përdorimin politik që i është bërë ngjarjes. I prekur ai ka thënë se nuk i shërben politikës por familjes së tij.

“Mendoj se vendi është ky, duhet ta ndërtojmë, ngremë, ta rrisim, ta mbështesim të gjithë. Si puna e djalit tim jeni edhe ju të të gjithë, të gjithë mendoni si puna ime, kush është prind e di peshën pak më mirë. Nuk më vjen mirë me dhënë intervista, nuk i shërbej asnjë lloj politike, por familjes sime, ke familja jam i detyruar me i thënë këto për hir të fëmijës që sot e varrosa. Ashtu siç mendoj unë mendojnë të gjithë”, ka thene ai.

g.kosovari

Next Post
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online

Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

Comments 1

  1. Dauti says:
    6 years ago

    Askush nuk del ne 2 nates per cigare or tiiiii

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com