Koronavirusi ka pushtuar Italinë e veriut dhe futbolli normalisht që ka kaluar në plan të dytë. Shumica e ndeshjeve e javës së 26-të të Serie A do të luhen pa praninë e tifozëve, përfshirë këtu edhe supersfida mes Juventusit dhe Interit.
Përveç kësaj, duket se edhe një tjetër superndeshje si ajo mes Juventusit dhe Milanit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë rrezikon të luhet pa tifozë.
Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gravina, i cili për “Tuttosport” është shprehur: “Mbetet për t’u parë, por Juventus-Milan mund të luhet realisht pa tifozë.”
g.kosovari