• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Julian Ahmataj prezantohet si trajneri i ri: Dua titullin kampion me Tiranën

by Java News
25/10/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Julian Ahmataj është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës pas shkarkimit të Ardian Memës. Presidenti Refik Halili pas rezultateve të dobëta të bardhebluve në ndeshjet e fundit e sidomos pas humbjes së fundit ndaj Bylisit ka vendosur që të ndërrojë kreun e bankinës bardheblu.

Kështu Halili pasi zyrtarizoi sot në mëngjes shkarkimin e trajnerit Ardian Mema ka arritur akordin me Julian Ahmatajn. Ish-lojtari I bardhebluve ka firmosur sot kontratën me presidentin Halili dhe ka nisur menjëherë punën duke drejtuar skuadrën në seancën stërvitore të pasdites.

Julian Ahmataj foli për herë parë si trajner i Tiranës para se të niste seanca stërvitore e të premtes në ambientet e “Skënder Halilit”. 40-vjeçari tha se e merr këtë detyrë për një qëllim madhor: Ta shpallë Tiranën kampione.

“Dua të falënderoj njerëzit që ma besuan këtë detyrë, veçanërisht presidentin Halili. Është një shans që të vjen apo nuk të vjen një herë në jetë dhe unë dua ta shfrytëzoj. Do të jap më të mirën time dhe do të bëj maksimumin që Tirana të dalë kampion. Unë nuk mund ta garantoj këtë, sepse kampion dilet në muajin maj, por premtoj se do të jap më të mirën time, që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam një grup shumë të mirë lojtarësh, që është ndërtuar shumë mirë dhe për këtë falënderoj ish-trajnerin Mema. Kam miqësi më të, është një njeri i përsosur dhe më vjen keq që është larguar nga skuadra. Puna jonë kjo është, duhet të shohim përpara. Respekt pa fund. Falenderoj presidenti Halili për besimin. Do bëj maksimumin që t’ia jap titullin, bashkë me lojtarët. I uroj suksese të gjithëve, edhe duke qenë 100-vjetori i klubit” tha Ahmataj.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka shprehur keqardhje për vendimin që mori për largimin e Ardian Memës, por, sipas tij, ishte një vendim i marrë për shkak të rezultateve. Halili deklaroi se Ahmataj e njeh shumë mirë ambientin, ndaj nuk ka tentuar të shohë për trajner jashtë Tiranës.

Next Post
“I ka halë në sy”, Trump vepron kundër mediave “fake” me një ide të re

"I ka halë në sy", Trump vepron kundër mediave "fake" me një ide të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com