• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Johannes Hahn: Qeveria e re shqiptare të ndërtojë shtetin që ju çojë në BE

by S M
09/07/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nisma e tregut të përbashkët rajonal do të jetë një piketë e rëndësishme në rrugën e pranimit në BE dhe jo – siç e keqinterpretojnë – një alternativë ndaj saj”.

Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, Nikola Ristić, nga portali ‘European Western Balkans’ bisedoi me Johannes Hahn, Komisionerin e BE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, në një intervistë të publikuar ditën e sotme. Ai foli për situatën në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për pritjet e tij për Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti.

Pyetjes për Shqipërinë lidhur me qeverinë e re dhe opozitën, Hahn iu përgjigj se “tani presim që qeveria të jetë e vendosur për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit në BE nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme reformuese.

Qeveria e re duhet veçanërisht të përqendrohet në zbatimin e reformës së drejtësisë dhe procesit të vettingut, i cili është vendimtar në adresimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë drejtim, qeveria e re duhet gjithashtu të përqendrohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimin e drogës. Është e qartë se vetëm me një shtet ligjor funksional, vendi mund të përparojë në përgjithësi si një shoqëri demokratike dhe një ekonomi e qëndrueshme dhe të bëhet anëtare e BE.

Një opozitë e maturuar, e gatshme për të marrë pjesë në një dialog konstruktiv është gjithashtu çelësi për procesin demokratik të vendit”.

Hahn u përgjigj edhe lidhur me samitin e Triestes dhe pritshmëritë që duhet të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor ndaj të ashtuquajturit procesi i Berlinit.

“Një nga rezultatet kyçe do të jetë shpallja e “paketës vjetore të ndërlidhjes” të projekteve të transportit dhe infrastrukturës energjetike. Ne gjithashtu shpresojmë që udhëheqësit do të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit dhe do të miratojnë një plan veprimi për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. Që nga fillimi i tij tre vjet më parë, procesi i Berlinit ka sjellë një dinamikë të re në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor me rezultate konkrete. Prandaj, i mirëpres idetë e reja konstruktive, siç janë ato të nisura kohët e fundit nga Ministri i Jashtëm gjerman, se si ta bëjnë procesin edhe më dinamik dhe si të fitojnë edhe më shumë fonde për t’iu përgjigjur nevojave të investimit që ka rajoni”.

I pyetur për skepticizmin e Malit të Zi për projektin e një tregu të përbashkët, Hahn tha:

“Jam i bindur se integrimi më i madh ekonomik do ta bëjë rajonin më tërheqës dhe më konkurrues. Një zonë ekonomike rajonale është një rrugë premtuese për të krijuar mundësi më të forta dhe më të qëndrueshme ekonomike për rajonin dhe popullatën dhe ky është një objektiv që e mbështesin të gjithë.

Në këtë drejtim, Mali i Zi ka luajtur një rol konstruktiv dhe aktiv dhe është angazhuar për të punuar së bashku me partnerët rajonalë në zhvillimin e hartës rrugore.

Kryeministri Markoviç ka sinjalizuar mbështetjen e tij të plotë ndaj nismës që ngrihet mbi ambiciet e pranuara gjatë kryesimit malazez të CEFTA-s në vitin 2016. Më lejoni gjithashtu të theksoj se thellimi progresiv i integrimit ekonomik në rajon duhet të bazohet në rregullat dhe parimet e BE-së. Në këtë mënyrë, kjo iniciativë do të jetë një piketë e rëndësishme në rrugën e pranimit në BE dhe jo – siç e keqinterpretojnë – një alternativë ndaj saj”.

Next Post
MPJ e përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare e plotë e WCO-së

MPJ e përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare e plotë e WCO-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Islanda i thotë “Jo” rifillimit të negociatave me BE-në -

Islanda i thotë Jo rifillimit të negociatave me BE-në –

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com