• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joe Biden e viziton Turqinë në periudhën e tensioneve

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia thotë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitoj Turqinë më 24 gusht, në periudhën e tensioneve ndërmjet Ankarasë e fuqive perëndimore, lidhur me goditjen masive në Turqi, kundër atyre që mendojnë ndryshe pas puçit të dështuar muajin e kaluar.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, për këtë vizitë i ka informuar gazetarët sot në Stamboll. Ai tha, po ashtu, se qëndrimi i Uashingtonit ndaj kërkesës për ekstradimin e klerikut, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, i cili nga Ankaraja fajësohet për orkestrim të përpjekjes së puçit, është përmirësuar. Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ankaraja e konsideron lëvizjen e zotit Gulen si organizatë terroriste dhe dëshiron kthimin e tij në Turqi për tu ballafaquar me proces gjyqësor. Por, Uashingtoni ka thënë se paraprakisht duhet të ketë dëshmi për involvim të klerikut. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo roli në grushtshtetin e dështuar ushtarak.

Zoti Yildirim, mëtutje, tha se 81,494 vetë, përfshirë gjyqtarë, ushtarë dhe shërbyes civilë, janë suspenduar ose shkarkuar prej 15 korrikut, kur ishte kryer një përpjekje e puçit të dështuar. Gjatë këtij puçi janë vrarë më se 270 vetë. Presidenti i Tuqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur përkushtim për ta çrrënjosur lëvizjen e Gulenit në Turqi, pasi ajo ka prani të gjërë në forcat e sigurisë, gjyqësi dhe shërbim civil.

Megjithatë, gjërësia e goditjes së autoriteteve është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizatat për të drejtat e njeriut, për shkak të shqetësimeve se Erdogan po e përdorë këtë ndjekje për ta forcuar qëndrimin e tij në pushtet.

ma.me

Next Post

Robert De Niro: Donald Trump është ‘krejt i çmendur’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In