• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Jo vetëm Shqipëria, situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë, 24 vatra aktive

by A R
11/08/2025 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova është përfshirë nga dhjetëra vatra zjarri, që po kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën dhe pronën e qytetarëve. Kjo në një kohë kur i gjithë rajoni i Ballkanit po përballet me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë.

Sipas Qendrës Operative të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë, situata paraqitet serioze. Deri tani janë regjistruar 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.

“Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.”, thuhet në njoftimin e Qendrës Operative të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë, lidhur me situatën e raportuar nga ora 08:00 e mëngjesit të kësaj të hëne deri në orën 14:00.

Deri më tani sipas mediave lokale, situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi.

Situata në Shqipëri

Ndërkohë kujtojmë se edhe situata në Shqipëri vijon të jetë e rënduar, me 38 vatra zjarri gjithsej të raportuara brenda 24 orëve, 14 prej të cilave mbeten aktive.

Vatrat aktive janë në qarqet Vlorë, Berat, Tiranë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Durrës dhe Gjirokastër, me ndërhyrje intensive nga toka dhe ajri për vënien e tyre nën kontroll.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi se në operacionet për shuarjen e këtyre zjarreve janë angazhuar:

-601 forca operacionale

-68 mjete zjarrfikëse

-183 ushtarakë nga Forcat e Armatosura

-Mbështetje ajrore nga 3 helikopterë shqiptarë, një çek, një sllovak, dhe një avion “Canadair” nga Kroacia

-2 helikopterë “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot nuk priten reshje prandaj rreziku është i lartë në të gjitha qarqet. Por në disa zona pritet rrezik shumë i lartë më konkretisht në jug të Qarkut Shkodër, veri të Qarkut Lezhë dhe Perëndim të Qarkut Elbasan. Megjithatë momentalisht situata më e vështirë paraqitet në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

Next Post
Analizë/ Çfarë kërkon Putini nga takimi me Trumpin që do mbahet në Alaskë

Analizë/ Çfarë kërkon Putini nga takimi me Trumpin që do mbahet në Alaskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com