Frika nga koronavirusi ka dyndur qytetarët drejt farmacive.
Teksa deklarojnë se maskat dhe dezifektantët janë disa nga produktet më të kërkuara si masa parandaluese të virusit, farmacistët shprehen se kërkesë të shtuar ka pasur edhe për furnizim me ilaçe mbajtëse mjekësore.
Kërkesë të lartë nga qytetarët ka pasur edhe për vitamina, shitja e të cilave sipas farmacistëve bëhet pa pasur nevojë për recetë mjeku.
Sa i takon maskave mbrojtëse, farmacistët deklarojnë se po hasin probleme me furnizimin e tyre, ndërsa shtojnë se depot farmaceutike po i shesin ato me çmim të dyfishuar. /e.s/