Nuk janë thjesht spekulime mediatike. Real Madridi është gati të shes Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldo.
Skuadra spanjolle, Real Madrid është gati të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër edicionin e ardhshëm, duke lejuar kështu largimin e dy lojtarëve të mëdhenj.
Goal.com shkruan se nga Reali verën e ardhshme mund të largohen dy sulmuesit kryesor, Cristiano Ronlado dhe Karim Benzema.
Francezi po ka probleme me drejtësinë dhe kështu ka dëmtuar reputacionin e skuadrës, ndërsa Ronaldo nuk është i kënaqur në Madrid dhe dëshiron ndërrim skuadre.
Në anën tjetër Reali nuk do të rrijë duarkryq, pasi gjatë verës së ardhshme pritet të transferoj sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Leëandoëski dhe portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
Reali po ashtu është i interesuar edhe për anësorin e Chjelseat, Eden Hazard, i cili po ashtu nuk është i kënaqur në Chelsea, pasi ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho.