• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nxënësit e larguar për azil, mund të rifillojnë mësimin kurdo që kthehen

by A R
11/11/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plotë 716 fëmijë janë larguar nga shkollat parauniversitare të Durrësit si azilantë drejt Gjermanisë, deri në fund të muajit shtator. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Arsimore e qytetit bregdetar, mësohet se vetëm gjatë muajit tetor janë rikthyer 120 nxënës.

“Drejtuesve të shkollave u është kërkuar që të investigojnë për braktisjen e shkollave nga nxënësit. Rezulton se numri më i madh i nxënësve të larguar janë nga shkollat në qendër të Durrësit, duke patur shpërndarje deri në shkollat e vogla në zonat rurale. Nga shkolla ‘Bajram Curri’ në plazh 50 nxënës rezultojnë të larguar, ndërsa nga fshati Vadardhë 20 fëmijë, ç’ka do të thotë se i gjithë fshati është larguar jashtë vendit. Në relacionet e tyre, drejtuar drejtorisë arsimore, shkak i braktisjes së shkollave nga fëmijët është largimi si azilantë në Gjermani, me kërkesa ekonomike dhe sociale.”, pohoi drejtoresha e Arismit në Durrës, Liljana Cani.

Ministria e Arsimit më një shkresë zyrtare, e cila mban vulën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Plarent Ndreca, u kërkon të gjithë drejtuesve të shkollave që pavarësisht se në çfarë periudhe kthehen nxënësit, ata duhet të regjistrohen në shkollë, në klasën e tyre të vjetër. Sakaq, bëhet e ditur se shkolla “Qemal Mici”, në lagjen nr.16, ka dhe numër më të lartë të të larguarve, plot 48, ndërsa gjatë ditëve të fundit 7 nxënës janë rikthyer në shkollë. Durrës, 716 nxënës të larguar për azil drejt Gjermanisë. /Balkanweb

Next Post

Do bëjmë luftë, apo e shtyjmë edhe kësaj rradhe?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com