• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo më tregtim në rrugë, Bashkia e Tiranës hap tregun e shpendëve të gjallë në Baldushk

by Java News
12/12/2016 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytin vit radhazi, në prag të festave të fundvitit, qytetarët e Tiranës kanë mundësi që të blejnë produkte të sigurta në tregun e posaçëm të shpendëve i hapur në Baldushk. Teksa inspektuan kushtet dhe higjenën e tregut, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhe Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha u shprehën se Bashkia e Tiranës u garantuar të gjithë qytetarëve sigurinë ushqimore në tregun e gjësë së gjallë në Baldushk.

“Duke filluar nga sot, hapim sërish tregun e shpendëve të gjalla në Njësinë Administrative të Baldushkut. Bashkia e Tiranës është e vendosur që edhe këtë vit të krijojë kushtet e nevojshme të tregtimit të shpendëve për qytetarët. Është e papranueshme që simboli i tavolinave të qytetarëve të Tiranës për festat e fundvitit, të shitet pranë koshave të mbeturinave, në çdo cep pallati dhe në mënyrë të pakontrolluar”, tha Seferi. Nënkryetari shtoi se të gjitha strukturat e bashkisë kanë ngritur grupet e punës për të mundësuar shitjen e kontrolluar të këtyre produkteve.

“Jemi shumë të vendosur që edhe ky treg, jo vetëm të promovohet, por të mbulohet nga të gjitha strukturat e Bashkisë Tiranë. Tregu i Baldushkut tashmë, njihet prej shumë e shumë vitesh si zona më me traditë në rritjen e gjelit të detit dhe pikërisht për këtë arsye, ky treg është vendosur në këtë zonë. Por, nga ana tjetër, bëhet jo vetëm promovimi i gjelave të detit, që tashmë është një “patentë” që e ka zona e Baldushkut, por bëhet edhe një kontroll i të gjitha shpendëve që do të shiten në këtë treg”, tha Seferi.

Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha, theksoi se nisur dhe nga suksesi i vitit të kaluar, edhe këtë vit, përmes këtij tregu të posaçëm qytetarët do të kenë mundësi që të blejnë gjelin e detit brenda kushteve dhe standardeve. “AMK, nëpërmjet sektorit të kontrollit të tregjeve dhe sektorit veterinar, do të jetë çdo ditë, që në orët e para të mëngjesit, e pranishme në këtë treg për të kontrolluar dhe monitoruar, sidomos në afrimin e pikut, çmimin për gjelat që ai të mos rritet. Nga ana tjetër, veterinerët, nëpërmjet kontrollit, do të shohin vendin e origjinës së këtyre shpendëve dhe gjithashtu, për të kryer të gjitha proçedurat e tyre veterinare”, tha Hoxha.

Administratori i zonës së Baldushkut, Ilir Bermeta, vlerësoi këtë nismë të Bashkisë së Tiranës për t’i kthyer dinjitetin të gjithë kësa zone, që ishte lënë për shumë vite në harresë. Bermeta ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që në tavolinën e tyre në natën e Vitit të Ri të konsumojnë produkte të zonës.

Next Post
Basha: Ne e duam “Vetting”-un, por jo atë që kanë bërë drejtorët e Kryeministrit

Basha: Ne e duam “Vetting”-un, por jo atë që kanë bërë drejtorët e Kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com