• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Jo “filloni dialogun”, por “regjistrohuni në zgjedhje”!

by S M
19/04/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nëse do të duhej të kërkonim një lexim të qartë dhe të hapur të ndërkombëtarëve për situatën politike në Shqipëri, do të mjaftonte t’i hidhnim një sy deklaratës së të premtes pasdite të ambasadës amerikane. Me një indiferencë totale për zhurmnajën e javëve të fundit në Tiranën plot sherre, gaz lotsjellës e kapsolla, ambasada e SHBA jep leximin e saj të patrazuar, për të tashmen dhe prognozën e ngjarjeve në vend.

“Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit”, “mirëpresim konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”, “përshëndesim  hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”.

Këto pasazhe thonë gjithçka, madje në mënyrë të vrazhdtë dhe cinike për veshët e opozitës zyrtare. Asnjë referencë për djegien e mandateve, asnjë fjalë për turbullurën që largimi i opozitës ka krijuar në jetën politike të Shqipërisë. Dhe më e keqja e të këqiave (për Bashën, Kryemadhin e Berishën), asnjë aludim sado i vogël për krizën e mandateve, për kërkesat e opozitës dhe për ndonjë proces çfarëdo komunikimi a dialogu mes palëve. Për amerikanët, thirrja “nisni dialogun” duhet zëvendësuar me apelin “shkoni në zgjedhje”! Krejt e kundërta e asaj që nëntë protestat opozitare kanë kërkuar të nënvizojnë me dhunën e rrugës dhe kërcënimin e turmave.

Nuk është e re se Perëndimi ka një lexim shumë të ftohtë të krizës së mandateve në Tiranë, ku shqiptarët, të majtë a të djathtë, i përjetojnë me zjarr e emocion, sipas regjistrit të tyre mesdhetar të ndjenjave, zallamahitë para Kryeministrisë e Parlamentit. Fakti që dy muaj e pak para ditës së zgjedhjeve, pra kur çeshtja afateve kohore po fillon e po shtrëngohet, amerikanët nxisin mbushjen e parlamentit me deputetë të rinj, si dhe shtyjnë për hyrjen pa kushte në zgjedhje të opozitës – e gjitha kjo na thotë se në Evropë e SHBA ndjejnë shumë pak emocion për “sakrificën sublime të djegies së mandateve”.

Basha dhe Kryemadhi kishin llogaritur në shkurt, se afrimi me zgjedhjet lokale në prill-maj, me Kuvendin bosh dhe sheshet plot protestues, do ta kishin destabilizuar seriozisht pushtetin e Edi Ramës. Nëse hedh sytë mbi deklaratën e mësipërme të ambasadës amerikane, kupton se të paktën beteja e ndërkombëtarëve mund të quhet e humbur për ta. Pa asnjë ekuivok.

24 orë para deklaratës së ambasadës së SHBA, Lulzim Basha e kushtëzonte hyrjen në zgjedhjet lokale me ikjen e Ramës dhe “krijimin e kushteve”. Përgjigja që mori sot në anglisht, ishte një “Jo” e thatë për të dyja piketat që vuri dje. Kjo e mbyll në maksimum hapësirën e manovrimit për Bashën dhe opozitën në përgjithësi, pasi sikur të mos mjaftonte arroganca e talljet e Ramës, apo shpërfillja e hapur e të huajve, Lulit i duhet të durojë edhe leksionet televizive të Rudina Hajdarit dhe deputetëve të tjerë të listës, që sot e përqeshin nga bangot e Kuvendit, duke bërë betimin për një mandat që s’e kishin imagjinuar kurrë se do ta kishin një ditë ne xhep.

Next Post
Detajet/ Ja pse FNSH shmangu përplasjen në pistë, si u vra Admir Murataj

Pse Greqia konfirmoi e para vdekjen e Admir Muratajt? Ja përgjigjia e Lleshajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

April 25, 2026
“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

April 25, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Më 8 maj protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi fuqishëm për votën e lirë dhe kundër varfërimit!

April 25, 2026
Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

April 25, 2026
Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

April 25, 2026
“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

April 25, 2026
SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

April 25, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

April 25, 2026
Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

April 25, 2026
Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In