• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jetën ia morën barbarët e këtij qyteti,” motra e Egli Progës thirrje qytetarëve: Flisni, mos kini frikë!

by A R
14/08/2024 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes qytetarëve të cilët ishin mbledhur duke bërë homazhe për 42-vjeçarin i cili humbi jetën më 10 Gusht në Pogradec si pasojë e dhunës ishte edhe motra e tij. Mes lotësh ajo i bëri thirrje sistemi të drejtësisë që të vendosë drejtësi për vëllain e saj dhe të dënojë barbarët të cilët i morën jetën.

“Të dashur miq të njohur dhe të panjohur. Ju falënderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Englantini. Unë jam motra e tij, por që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë, pasi jetën ja morrin barabartë e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes pasi nuk isha këtu ta mbroja për së gjalli. Shumë kujt mund t’i dukem e vogël e pafuqishme, e dëshpëruar, e pashpresë apo thjesht një hallexheshë me të zeza, por iu betohem juve që jeni këtu edhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell me çdo kusht, se ja kam borxh vëllait tim, vetes dhe familjes sime. Nuk dua të përfitojë kush nga vëllai im, nuk dua që të politizohet vdekja e tij, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë dhe familja ime për të.

Megjithatë do të pranoj ndihmën e të gjithëve deri sa drejtësia të vihet në vend dhe ta shohë edhe vëllai im nga varrezat se ajo u vendos. Kriminelët i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën. Do të shkojnë në burg të gjithë pa përjashtim, si ata ‘plehra’ që e dhunuan dhe ia morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtit e tjerë që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë për të gjithë ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët: Flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq.

Tregoni kush i mbron e kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi drejtësisë avokatë, prokurorë e gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, e nuk ka ndërhyrje e nuk ka taraf. Mos bëni gabimin ta godisni me shkelma e me grushte vëllain time, siç bënë barbarët, që do të përpiqen t’u blenë. Kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, por jo vetëm si shprehje, e kërkoju si vepër. Duke filluar që sot u bëj thirrje të gjithë avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë, të vijë dhe të mbrojnë Eglin bashkë me mua,” është shprehur ajo.

/a.r

Next Post
Shefi i OBSH-së: Lojërat Olimpike duhet të mbahen, pavarësisht rreziqeve

OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale: Po qarkullon varianti i ri nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In