• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jeta seksuale e ministrave mund të jetë përgjuar

by Java News
29/09/2015 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita maqedonase tha se kishte përgjime audio që zbulonin jetën seksuale të një ministri, por nuk do t’i publikojë për ta luajtur me ndershmëri.

Zv.presidentja e Social Demokratëve, Radmila Shekerinska tha se partia e saj ka marrë shumë detaje rreth jetës private të një ministri dhe zyrtarëve të partisë në qeveri, të mbledhura nga përgjimi ilegal.

“Sigurisht që ka shumë biseda private që do të ishin interesante për publikun maqedonas dhe të dhimbshme për qeverinë… Nëse do të donim të abuzonim me këtë, do ta kishim bërë tashmë,” tha Shekerinska për 24 Vesti.

Ajo shtoi se ata i përmbahen parimit të publikimit vetëm të bisedave në interes të publikut.

Vendimi për të diskutuar rreth përgjimeve të jetës seksuale të zyrtarëve është vetëm një sinjal i asaj që pritet të jetë një fushatë e pisët për zgjedhjet e hershme të prillit të ardhshëm.

Analisti politik dhe ish deputeti Mersel Biljali tha se deklarata e Shekerinskës ishte një përpjekje për të kërcënuar kundërshtarët politikë.

“Ne të gjithë e dimë se bisedat e përgjuara kishin edhe përmbajtje të këtij lloji, por çfarë do që të përmbajnë përgjimet, duhet të bëjmë dallimit mes interesit publik dhe privatësisë së dikujt,” tha Biljali.

Profesoresha e shkencës së komunikimit Vesna Shopar tha se “Duke gjykuar nga ajo që kemi parë, fushata do të bëhet e pisët dhe plot energji negative drejt kundërshtarëve politikë, veçanërisht tani që loja është ndezur”.

Zgjedhjet në prill ishin një marrëveshje e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës të ndërmjetësuara nga BE-ja për të zgjidhur krizën politike.

Kriza rrotullohet rreth akuzave të opozitës për përgjim masiv të kryeministrit Nikola Gruevski, akuza që e kanë tronditur qeverinë e tij.

Përgjimet e publikuara në shkurt nga opozita hedhin dritë mbi shkeljet e zyrtarëve të lartë, përfshirë Gruevskin, i cili akuzohet për ndarje të miliona eurove dhe zaptim të një toke për ndërtim.

Ai i ka cilësuar akuzat si konspiracion i shërbimeve të huaja sekrete për ta rrëzuar nga pushteti.

Nga ana tjetër, lideri i Social Demokratëve Zoran Zaev e ka karrierën në rrezik, po ashtu edhe lirinë, pasi është akuzuar nga autoritetet në tre çështje të ndryshme për rryshfet, kërcënim të zyrtarëve të shtetit dhe zbulim të sekretit shtetëror. Ai i ka cilësuar akuzat si presion politik. (BIRN)

Next Post

Ylli i Real Madridit tradhëton gruan me një modele të "Victoria Secret"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në fund të renditjes së pagave në Evropë, kryeson Zvicra

Shqipëria në fund të renditjes së pagave në Evropë, kryeson Zvicra

May 16, 2026
Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

May 16, 2026
“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

May 16, 2026
Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

May 16, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti kritika ndaj qeverisë: Integrimi në BE po pengohet nga problemet e brendshme

May 16, 2026
Kriza e Hormuzit/ Irani pretendon negociata me BE dhe akuzon SHBA për “krime lufte”

Kriza e Hormuzit/ Irani pretendon negociata me BE dhe akuzon SHBA për “krime lufte”

May 16, 2026
Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

May 16, 2026
Rritet sipërmarrja në Shqipëri, 2009 biznese të reja në muajin prill, dominon Tirana

Rritet sipërmarrja në Shqipëri, 2009 biznese të reja në muajin prill, dominon Tirana

May 16, 2026
NATO publikon pamjet: Forcat Speciale shqiptare stërviten me instruktorë amerikanë në misione të avancuara

NATO publikon pamjet: Forcat Speciale shqiptare stërviten me instruktorë amerikanë në misione të avancuara

May 16, 2026
Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In