• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

by A R
24/12/2025 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kësaj të marte, më 23 dhjetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan u zbulua kronologjia e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe në mes të ditës, përpara pallatit të tij në Tiranë, si dhe dëshmia që ai ka dhënë përpara hetuesve, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore të tenderave të AKSHI-t.

Sipas dëshmisë së Meçes, ai u rrëmbye më 12 gusht të këtij viti nga katër persona të cilët mbanin veshur një kapele të zezë si dhe një jelek të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Ata iu prezantuan si punonjës të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci tha se deklarata e Gerond Meçes, e dhënë në Prokurorinë e Posaçme, përbën rreth pesë faqe në vendimin e masës së sigurimit, ku ai ka rrëfyer në mënyrë të detajuar dhe kronologjike gjithë momentet e rrëmbimit.

Ngjarja ka ndodhur përpara pallatit ku ai banonte, në momentin që biznesmeni po përgatitej të shkonte në punë dhe po vendoste çantat dhe dokumentet në automjetin e tij. Në atë çast, një person e ka thirrur në emër dhe i është prezantuar me fjalët: “Jam nga SPAK-u, duhet të vish me ne”, duke e futur më pas në makinë.

Duke iu referuar detajeve të dosjes, gazetarja e Klan News, Glidona Daci tha se rrëmbyesit nuk kishin pyetur për kamera sigurie dhe se e kishin mbajtur biznesmenin Meçe për orë me radhë nën presion dhe me tri pistoleta mbi kokë. Rrëmbyesit kërkonin që Meçe të tërhiqte denoncimet që ai kishte bërë në lidhje me disa procedura tenderuese të AKSHI-t, të cilat i kishte konsideruar të padrejta.

“Në momentin që ata i kanë vënë procedurat tenderuese përballë, janë 7 tendera për të cilat ata pretendojnë që Gerond Meçe do duhej të tërhiqej sepse nga Janari deri në korrik të 2025-ës, ai thotë që ka ankimuar rreth 20 procedura të padrejta. I është dhënë telefoni që të qetësonte bashkëshorten, i është dhënë telefoni që të fliste me të vëllanë, por gjithmonë nën presion me 3 pistoleta mbi kokë. Të tre personat e armatosur. Nuk e denoncoi. Gjithë kohën personat interesoheshin në polici nëse familjarët e kishin denoncuar sepse ata kishin filluar të dyshonin se ai ishte rrëmbyer dhe po prisnin orën 18:00 për të bërë denoncimin. Përveçse me policinë, ishin online edhe me KPP-në për ta liruar.”, tha Daci.

Prokuroria e Posaçme SPAK e ka dëshmuar të gjithë skenën e rrëmbimit me fotografi, të marra nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. “Ky duket si film i Netflix”, tha gazetari dhe moderatori, Blendi Fevziu.

Kronologjia e rrëmbimit:

10:41:42

Afrohet një automjet tip Range Rover.

Nga ana e pasagjerit zbret një person i cili mban kapele të zezë dhe jelek fosforeshent me mbishkrimin BKH.

10:41:48

Nga dera e pasme e krahut të shoferit zbret një person i dytë me kapele të zezë dhe jelek i ngjashëm, me mbishkrimin POLICIA.

Del edhe shoferi me maskë të zezë, syze te zeza dhe jelek me mbishkrimin POLICIA.

10:42:53

Këta persona hipin përsëri në automjet.

10:41:55

Nga dera e pasme nga krahu i pasagjerit futet në makinë personi i ngjashëm me shtetasin Gerond Meçe.

Por kamerat e sigurisë nuk rrëfejnë gjithçka. Se çfarë ka ndodhur, versionin e tij e ka rrëfyer biznesmeni Gerond Meçe në dëshminë para hetuesve, e cila u transmetua këtë mbrëmje në “Opinion”.

Çfarë thotë ai?

Pjesë nga dëshmia e Gerond Meçes

Dëshmia 1: Makina që ndërsa po vinte drejt meje, unë aty fiksova një person që më thirri në emër, Gerond Meçe.

Person i gjatë, rreth 173 centimetra, me trup mesatar, me flokë të zeza, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krahë të gjata, si dhe jelek me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit), i cili më thotë: “Jemi SPAK-u! Duhet të vish me ne, hyr në makinë”.

Dëshmia 2: Pasi më futën brenda, unë i pyeta: “Keni ndonjë letër, nëse po, ju lutem ma jepni?” Por ai që ishte në vendin e parë të pasagjerit, më tha që jam i arrestuar, dhe urdhëroi personin e dytë në të djathtën time, që të më vendosë prangat.

Unë ndërkohë insistova përsëri që të më japin letrat, dhe se duhet të telefonoja në familje.

Letrat të cilat personi i ulur në vendin e parë të pasagjerit më tha se do mi jepnin në komisariat. Ndërkohë që makina filloi të lëvizë për të dalë nga oborri i pallatit.”

Dëshmia 3: Fakti që personi i dytë nuk dinte të më vendoste prangat dhe ndërhyri personi tjetër në krahun tim, më bëri të dyshoj që ndryshe nga sa u prezantuan, këta nuk ishin punonjës të ligjit.

Gjatë këtij momenti unë u  thashë: “O çuna unë nuk jam kriminel!”

Ndërsa personi i dytë u hakërrye duke më thënë: Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!

Pikërisht në këtë moment shoferi u tha të më vinin kapuçin në kokë.

Dëshmia 4: Gjatë kësaj kohe ata më lejuan që të flas dhe me gruan të cilës i thashë që: Jam mirë, kam ca punë, do të marr më vonë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe telefoni im binte pa pushim, ku pashë që ishte vëllai im.

Unë fola me të dhe i thashë: Nuk ke pse të shqetësohesh, por fol me administratorin, Mirnin.

Dëshmia 5: Gjatë kohës që arritën të marrin password-in e telefonit, personi që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit më tha që: “Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me password-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë.

Dëshmia 6: Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi punë me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzofsh ato, por s’ke punë te këto procedura do do të tërhiqesh nga këto procedura.

U thashë: “Çuna nuk bëhet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, ju prish më shumë punë juve se sa mua”.

Dëshmia 7:

Kur në momentin që po më linin, shoferi më tha se: Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti”. Pasi zbrita nga makina, unë dola në rrugën nacionale drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet karburanti.  Rastësisht duke pritur për makina të rastit apo autobus, aty kalon një makinë e zyrës sime, që kishte qenë për punë në Berat. Gjatë rrugës nuk i tregova asgjë shoferit tonë për atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë me të mbërritur në Tiranë, u ktheva direkt në zyrën time të punës.

Next Post
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In