• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jemi shteti, hape krahun”/ Si u kërcënua shoferi, rrugës mund të jenë hequr sasi droge: Mbylle gojën, të zhduk familjen

by Java News
02/01/2022 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi shteti, hape krahun”. Kështu i janë drejtuar 4 të maskuarit që i prenë rrugën shoferit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane.

Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Abcnews.al ka mundur të zbardhë detaje se si ka ndodhur ngjarja, referuar dëshmive të të arrestuarve, të cilët u lanë sot nga gjykata në burg. Ata janë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Si ndodhi?

Administratori i kompanisë ka deklaruar se kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën Hasani (shoferi) është i çrregullt dhe se atij i kanë dalë në rrugë dhe i kanë thënë se hapte krahun. Ai ka ndaluar dhe personat e maskuar i kanë kontrolluar kontenjerin. Midis të tjerave administratori ka thënë se shoferin e kanë kërcënuar me familje dhe më jetë. I kanë hapur kontenjerin, kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit me disa kuti në tokë.

Siç i ka përshkruar ai ishin 4 persona të veshur me të zeza, me kapuça dhe fytyrën e kishin të zënë me një golf. Në grup siç ishin i kanë dalë para dhe i kanë thënë ne jemi “shteti, hape krahun këtu”. Në këtë moment në sendiljen e parë të pasagjerit i ka hipur njëri prej tyre.

Në këtë situatë shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburant Kastratit dhe njëri prej personave të maskuar i ka thënë “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Kurse tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit, kanë hyrë brenda dhe ku ka ndenjur rreth 30 minuta duke “kontrolluar”. Pasi kanë zbritur i kanë çarë gomat e kontejnerit dhe kanë ikur në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Teksa ata u largua shoferi ka zbritur  dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë. Duke kontrolluar ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura. Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti ku ka hapur krahun.

Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico Sha, shtetasit Edi Shkreta dhe Petrit Demishaj, të cilëve u ka thënë që t’i sillin gomat. Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë Zico sha, në Vaqarr, Tiranë. Më pas me datë 29 për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka shpjeguar situatën që kishte ndodhur. /abcnews

g.kosovari

Next Post
Ç’është ky virus? Infektohet edhe Messi. As argjentinasi nuk i shpëton COVID

Ç'është ky virus? Infektohet edhe Messi. As argjentinasi nuk i shpëton COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com