• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi pa ujë, si në Somali”, Rama replikon me komentuesin: Mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës

by A R
05/02/2025 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në Facebook, pjesë nga rubrika “Sy më sy” ku i është përgjigjur disa komentuesve, lidhur me raportin e monitorimit për rajonin tonë, ku SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë si lider për menaxhimin e financave publike.

Teksa një komentues i shkruan se në vend nuk ka ujë të pijshëm dhe njërëzit e marrin me bidona si në Somali kreu i qeverisë i përgjigjet se nëse vendi ynë do të ishte në këtë situatë situatë si ka mundësi që numri i turistëve sa vjen e rritet?!

Rama fton komentuesin që të bashkohet me ta dhe mos ta shikojë realitetin me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës.

“Dje në prezantimin e raportit të monitorimit për rajonin tonë, SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë lider rajonal për menaxhimin e financave publike, prokurimet publike, ecurinë e administratës publike qeverisjen digjitale e kështu me radhë.

SIGMA është një organizatë prestigjioze që operon për llogari të BE dhe monitorimi i saj bazohet në leximin skrupuloz të të dhënave të shifrave dhe të fakteve. Mirëpo ky përfundim shumë inkurajues dhe vlerësim i lartë për ecurinë dhe pozicionin aktual të vendit tonë e ka shqetësuar Albanin siç ka shqetësuar dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht i mbajnë veshët nga ‘’këneta e kuak-kuakve’’.

Po mirë mo, Alban në qoftëse Shqipëria është Somali siç thua ti, si ka mundësi që vetëm rritet numri i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë çdo vit; 1 milionë italianë vjet o  Alban, apo dava italianesh thuaj.

Po gjermanët, po francezët, po holandezët, po suedezët apo populli dele i Europës? Po 5 mijë e kusur japonezë o Alban. Po ata? Se s’mund të themi që edhe ata janë shqiptarë më pasaportë japoneze se këtyre të tjerëve megjithëse po shkojnë 12 milionë ia keni gjetur, që janë të gjithë shqiptarë që kthehen për të sjellë bukë për familjet e tyre që ‘’po vdesin rrugëve” këtu në Shqipëri.  E mirë turistët po si u çmendën dhe këto organizatat ndërkombëtare, si u çmend dhe BE, KE që vlerëson lart Shqipërinë? Si u çmendën të gjithë këta, Këshilli Evropian që vijnë bëjnë samit në Shqipëri, NATO që do të vijë të bëjë samit në Shqipëri? Se di! Nuk e di si i jep drejtim ti kësaj po unë për veten time kam një sugjerim: ktheja kurrizin ‘’kënetës’’, mos i dëgjo më kuak-kuaktë. Bashkohu me ne.

Shiko realitetin me sytë e tu dhe jo me gjyzlykët e ‘’bretkosave të asaj kënete’’, shijojë një fitore në 11 maj se edhe kjo shija e hidhur e shumë humbjeve njëra pas tjetrës, krijon një zymti të madhe dhe krijon një ndjesi sikur gjithçka është e errët por në fakt as ti dhe askush tjetër që në mënyrë të sinqertë përpiqet të gjejë një alternativë pasi me të drejtën e vet, nuk do qeverinë, nuk ka asnjë faj pse ç’ka vjen nga ‘’këneta’’ është tërësisht pa lidhje me realitetin e përditshëm.

Bashkohu me ne, Alban dhe do të shohësh që realiteti është shumë më ndryshe dhe që as turistët nuk vijnë kot këtu, as ata që i shkruajnë këto raporte nuk flasin kot dhe mbi të gjitha as faktet konkrete të rritjes së përgjithshme të Shqipërisë dhe pozicionimi ynë krejt i ri në Evropë, nuk janë iluzion por janë një realitet i ri shqiptar, Shqipëria po bëhet, Alban”, tha Rama.

Next Post
“Trajtim i rasteve të rënda për fëmijët”, Rama flet për partneritetin e QSUT me spitalin izraelit

Rama zbulon 'përplasjen' me BB dhe FMN: Donin të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë dhe i thamë "JO"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In