• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A jemi ne shqiptarët të prekur nga sindroma e skllavit?

by Mentor Kikia
08/08/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Mendoj se në Shqipëri, nuk ishte rastësi dhe as meritë e Enver Hoxhës që u instalua komunizmi më i egër në Evropë. Jo jo! Enveri vetëm sa e ndërtoi makinën grirëse të mishit, ndërsa për ta furnizuar e bënim ne, ne hidhnim njëri-tjetrin aty plot zell. Ne i mbushëm burgjet me fukarenj që s’kishin asnjë lidhje me disidencën politike. Sepse spiunonim e denonconim njëri-tjetrin vetëm për një fjalë goje, vetëm për një of-shamë në radhën e bukës e të qumështit, në radhën e gjizës, të sallamit e të preshit. Spiunonte e shpifte vëllai për vëllanë, gruaja për burrin e djali për babanë. Dhe mos më thoni: Eh, regjimi, ai e kishte fajin. Jo jo! Ne, të gjithë barktharë e bythëgrisur, e të gjithë spiunë të ndyrë.
Një miku im, kryetar bashkie, më tregonte një histori më shumë se domethënëse. Një burrë që kishte punuar për të gjatë fushatës, i kërkonte me këmbëngulje takim. “Një çështje me shumë rëndësi”- i kishte thënë.
-Do ia plotësoja kërkesën se i detyrohesha, shpresoja të mos ishte ndonjë gjë e madhe – tregoi.
-Mund ta heqesh filanin nga puna? – Ky kishte qenë halli i tjetrit.
-Do të mundohem – i tha.
-Të falenderoj shumë kryetar, s’do ta harroj kurrë.
Nuk e di, por më duket se ne si popull jemi ta pasionuar dhe kemi në gjak skuthërinë, spiunimin (në kuptimin e keq), servilizmin, ligësinë, nënshtrimin…
Sepse unë nuk shikoj askënd të denoncojë korrupsionin p.sh, as ta refuzojë atë. Të gjithë paguajnë lekë tek mjekët, nëpër gjykata, zyra hipoteke, zyra taksash. Madje ndodh që edhe kur nuk ua kërkojnë, ua fusin vetë në xhep. E mos më thoni se s’ka drejtësi, andaj. Por sepse e kemi në gjak. Sepse edhe kur kemi një punë të rëndomë për të bërë, nuk pyesim se si bëhet, por kush e ka mik dhe shok nëpunësin apo drejtorin dhe sa para do që ta mbarojë shpejt.

Të gjithë paguajnë rryshfete, dhe nuk flasin, nuk denoncojnë. Ama po të ndërrojë komshiu dritaren e shtëpisë, tani që kjo punë quhet ndërtim pa leje, dhjetë telefonata i shkojnë INUK-ut për një çerek ore.
Ky është një popull që sundohet lehtë. Madje mendoj se është më lehtë ta sundosh dhe shtypësh sesa ta qeverisësh në mënyrë demokratike. Sepse ky është një popull që vetësundohet, vuan nga sindorma e skllavit. I pëlqen të përsekutohet, të vidhet, të zhvatet, të shtypet, të gënjehet, të mashtrohet dhe kënaqësinë nuk e ka kur ngre krye ndaj atij që ia bën këto të liga, por kur e bën fqinjin të jetë me keq se vetja. I keni lexur si shahen e çirren mes tyre mbështetësit e politikanëve nëpër rrjeter sociale, dhe madje garojnë me kënaqësi se cili nga padronët është më i pasur, duke thënë: I lumtë, plas që është më i pasur se i joti.

Next Post

Pas reagimeve të Izraelit, Google fshin nga hartat e saj Palestinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com