• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi larg imunitetit të tufës”/ Tomini flet për mutacionin e ri në Shqipëri: Deri tani asnjë rast

by Java News
09/01/2021 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Survejancës në ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se vendi ynë është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për ‘News24’ Tomini tha se këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID. Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundivitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim.

“Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. Situata është në alert, pasi kemi transmetime. Efekti i masave ndërhyrëse në periudhën para festave, efektin e jep për një periudhë 2-3 javësh, ndonëse mund të kemi kryer organizime jashtë orës policore. Efekti do të shihet në javët në vijim. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Aktualisht ky element është vënë re që nga tetori. Ka një tendencë në rritje javë pas jave. Nuk është asgjë e programuar. Është e lidhur gjithçka nga hetimi. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit. Sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera. Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes. Vetëm 1 përqind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë”, -tha Tomini.

Mes të tjerash specialistja e ISHP-së tha se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi. Duhet të theksohet se ISHP ka një historik edhe në kuadër të grupit, të testimit të varianteve të tij. Ky historik konsolidohet me kohën. Përmes testimeve ku konfirmohet një virus, por jo SARS-COVID, ato mostra merren dhe çohen në laboratorë që kemi akses, si në Berlin. Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë. Studimet e pjesshme për imunitetin kanë treguar dhe vlerësuar situata të ndryshme në grupe të ndryshme, jo gjithë përfaqësuese. Studimet serologjike që janë bërë të pjesshme apo përgjithësuese, shpesh konsolidohen me studimet më të gjera. Shpresoj që të kemi studime më të gjerë, që të përfshijnë një popullatë më të gjerë”, pohoi ajo.

g.kosovari

Next Post
10 vite më parë, kur “La Masia” preku qiellin përmes Xavi-Iniesta-Messi

10 vite më parë, kur “La Masia” preku qiellin përmes Xavi-Iniesta-Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com