• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jemi komb në rënie morale”, reagimet pas mbrojtjes së shqiptarit vrasës

by A R
23/05/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ky njeri është dëshmi që ne jemi një komb në rënie morale”, me këtë titull, gazetari anglez Leo Mckinstry ka shprehur rebelimin e tij për mbrojtjen që po merr në Britani shqiptari vrasës i dyfishtë, Saliman Barçi.

Ne një artikull publikuar në gazeta Express ai shpreh zhgënjimin e tij lidhur me gjithë këtë situatë.

Ai shkruan se një vrasës shqiptar i dënuar në mungesë dhe një parazit është personi i fundit që ne duhet të luftojmë për ta mbrojtur.

“Qeveria neglizhon të drejtat e britanikëve për të mbështetur të huajt. Nuk ka asnjë krahasim me persona si Barçi”- shkruan ai.

Sipas gazetarit, kjo është shenjë që tregon se shteti ka humbur moralin.

“Hapja e kufijve sjell rritjen e kriminelëve të huaj, të cilët minojnë sigurinë e shoqërisë sonë”- shkruan me tej ai.

Sipas gazetarit gjithcka qe tingellon e cuditshme eshte ne fakt e vertete. “Edhe pse ka pësuar një lëndim të rëndë ku humbi këmbëb në një aksident me motor 1996, Saliman Barçi mori pjesë në një grabitje të madhe pas nje viti. Sipas autoriteteve shqiptare, ai më pas vrau dy persona. Megjithatë, ai arriti që të shmangë ndjekjen penale për një kohë dhe, së bashku me gruan e tij, arriti në Britaninë në vitin 2002 duke u fshehur në një furgon”- vijon artikulli.

Gazetari shkruan se aty cifti u paraqit me identitet te rreme sikur te ishin shtetas te Kosoves. “Jo vetëm që ata u pajisen me një shtëpi me katër dhoma gjumi në Londër, por Barçi merrte jo më pak se £ 2,000 në muaj në përfitime”- vijon shkrimi.

Gruaja e tij Mimoza, ttegoi se parate vinin nga trafiku i droges.  “Ai kurrë nuk ka punuar në Britani të Madhe”, thotë Mimoza, duke shtuar se ai është “dembel” dhe “i rrezikshem”.

Sipas gazetarit, në vitin 2009 një gjykatë shqiptare e dënoi atë në mungesë të tij për vrasjen e dyfishte. Qeveria pastaj aplikoi për largimin e tij nga Britania. Edhe një herë shteti britanik i erdhi në ndihmë, duke i dhënë ndihmë juridike për të sfiduar procedurat e ekstradimit.

Ky vendim absurd është i bazuar në pretendimin se atij i shkelen te drejtat e njeriut dhe se ne Shqiperi per shkak te korrupsionit jeta e tij nuk eshte e sigurte, pasi kercenohet nga gjakmarrja. Po pse duhet te paguajne per nje gje te tille taksapaguesit britanike, pyet gazetari./a.m.

Next Post

"Me sytë nga Shqipëria", shpresat e refugjatëve të ngujuar në Idomeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In