• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Je suis Duçe!’. Fashizmi zgjon shpresa në Tiranë

by Frrok Çupi
28/09/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nga të rrallët politikanë ‘i djathtë’, që nuk ka brohoritur, madje as është ndjerë ende, për fitoren e fashizmit në Itali, është një deputet i PD. Tomor Alizotit, me siguri,  i ka ardhur në majë të hundës ‘Fashizmi’ që para se të lindte; dhe tani relaks i qetë në atë drejtim.  Fejzi Alizoti, pinjoll i asaj familjeje të madhe bejlerësh, ishte editor i gazetës ‘Fashizmi’ që botohej në Tiranë gjatë periudhës 1939-1940. Gazeta ishte organ zyrtar i Partisë Fashiste Shqiptare.

Kaq  ishte për atë kohë.

Në këtë fakt, më shumë se gjuetinë në heshtje të politikanit diplomat Alizoti, gjej pozitat ‘pop- corn’ të politikanëve të tjerë ‘të djathtë’. Ata kërcitën dhe u hodhën përpjetë sapo u dha lajmi nga Italia për kthimin e fashizmit. Në kohën e parë, kush kishte kullotur bagëtitë në bjeshkë e në lëndina, atëherë kur në Tiranë gëlonte ‘moda ala  Fashiste’, ose kur thërritej rrugëve: ‘gazeta Fashizmi!, blini gazetën Fashizmi’. Këta tani janë të etur për atë që nuk provuan  në fëmijërinë e tyre.

‘Je suis Duçe!’ (‘Unë jam Duçe!’), janë gati të thërrasin pa pikën e drojës politikanë të stërvitur në të gjitha vaskat e floririt dhe makabritetet që i shkaktuan kombit. Shkak u bë fitorja e ‘fashistes’ Giorgia Meloni në zgjedhjet parlamentare në Itali.

I pari që mori mikrofonin ishte Sali Berisha, president e kryeministër- politikani që po ta quaje ‘fashist’ gjatë dhunës së tij të egër kur ndodhej në pushtet, të digjte në turrën e druve ose të zhdukte në Kune- Vain. Dje u ngrit e tha se partia fashiste është ‘aleatja jonë’… I dyti që u pa se u gëzua ishte Ilir Meta, edhe ky president e ish ‘gjithçka’. E vetmja lidhje, por edhe kjo më shumë një sharje popullore, ishte se e quajnë ‘kokë- Duçe’ dhe ai u kthehet e shanë ‘kokë palarë!’.

Në piramidën poshtë këtyre të dyve ka me duzina politikanë të tjerë të të njëjtit lloj, të djathtë, që kur ishte Fashizmi gjallë ata fati i bëri që të enden pas shërbesave komuniste, ndërsa tani kërkojnë ‘Fashizmin e humbur’ në kohë.

Asnjëherë nuk e kapën në kohë shpirtin e tyre. Po pse po ndodh kështu me këta të gjorë?

Po ndodh, e para, që është  boshllëku i shpirtit. Ata as atëherë  as tani nuk kanë ‘ide fashiste’ në shpirt; madje as ide komuniste, as demokratike. Magari (thuhet në Shkodër), ta kishin këtë shpirt. Kur ishin komunistë, uleshin e rrihnin tokën me duar tek mallkonin Fashizmin, tani në ‘fashizëm’ mallkojnë Amerikën.

Me duar e me këmbë rrahën edhe ‘vlerat e djathta fashiste’. Kanë qenë vetë këta, personalisht, që u sulen me varè e me çekiçë dhe shembën kisha, xhami, figura, zotër, shenjtorë, gravura. Po thonë se ‘vlerat e familjes’ janë vlera të gjenezës së tyre. Vetëm në marsin e vitit 1997 i çuan drejt mbytjes 81 vetë në thellësitë e Otrantos, të gjithë familjarë, shumica gra e fëmijë. Zonja të zonja për Drejtësi i quajtën publikisht ‘lavire të bulevardit’…

Po çfarë ndodh? Ndodh që këta, në asnjë kohë nuk janë me identitetin e tyre; me një rrugë ose një moral ose një filozofi. Partia Demokratike u ngjit në pushtet e vetë deklaruar si ‘antikomuniste’. Por në fakt aty brenda vegjetuan komunistët e racës më të keqe. U vetë deklaruan në favor të të përndjekurve, por në gjirin e Partisë futën spiunët, xhahilët dhe xhelatët e diktaturës…

Pse u bënë sot me Fashizmin?

Edhe dje do të kishin qenë me atë forcë që do t’u dilte përpara në fund të rrugës. Këta tani i kanë mbyllur të gjitha rrugët, as janë antikomunistë, as janë anti- spiunë, as janë të pa korruptuar, as janë jo në hasmëri me popull. Ku të dalin tani? Për fat të mirë, një zonjë në Itali, Meloni, erdhi me një platformë çudibërëse (!). Fashizmin sot e marrin thjesht si ‘shpëtimtar’. I shpëton nga ajo çfarë janë. Ndoshta i afron me miq të rinj, armiq të paqes, që mund të jenë edhe miq të zonjës Meloni, si për shembull Putini i Rusisë.

Shpresojnë edhe se mund të prishet rendi botëror.

Ky është momenti i tyre i fundit. Gjithçka duket se japin për fuqinë e re që hyri në skenë. ‘Je suis Duçe!’.

Por vjen një pyetje dhe moment i frikshëm:

Sikur edhe zonja Meloni të mos dalë ‘fashiste e pastër’ njësoj si Duçe?…

Të dhënat japin sinjale se kështu do të jetë. Sinjali i parë se zonja Meloni çmon NATO-n, ua rrëzon shpresat ‘fashistëve të pastër’. Ish kryeministri italian Matteo Salvini nuk do të marrë pjesë në qeveri, sa kohë ka ide ekstremiste dhe ndodhet nën hetim penal për vrasjen e emigrantëve. Kryeministre e Britanisë së Madhe ka uruar zonjën Meloni për fitoren… Janë sinjalet e para këto.

Mund të ndodhë që këta të mbeten edhe pa klimën reale fashiste alias Duçe…

Se zonja Meloni është një krijesë e re, një koncept i ri politik. Si mund të ketë ajo lidhje me ‘Duçet’ realë nëpër Ballkan?!

Next Post
BE sanksione të reja Rusisë pas referendumeve, “fut në rreth” 1300 individë dhe…

BE sanksione të reja Rusisë pas referendumeve, "fut në rreth" 1300 individë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In