• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e fundit e Ilir Metës si president. Në katër vite firmosi 68 dekrete kundër Edi Ramës

by A R
17/07/2022 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është java e fundit në të cilën Ilir Meta do të ushtrojë detyrën si President i Republikës, pasi me 24 korrik i përfundon mandati i tij i plotë 5 vjeçar.

Edhe pse i zgjedhur në 2017 nga 87 votat e socialistëve dhe deputetët e LSI-së, Meta në postin e Kreut të Shtetit gjatë viti të dytë të detyrës së tij u kthye në një “mur” për qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.

68 dekrete kundër ish-aleatit të tij ka firmosur Ilir Meta duke shkaktuar një krizë të thellë mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit, që vite më parë kishin bashkëpunuar ngushtësisht për të ardhur në pushtet.

Konflikti institucional mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama nisi 4 vite më parë kur Kreu i Shtetit doli me dekret kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Refuzimi i Metës ndaj emërimit të ministrave Sandër Lleshaj në 2018 dhe Gent Cakaj në 2019 shkaktuan zemërim dhe akuza nga ana e Edi Ramës kundrejt Presidentit. Madje për këtë çështje përfunduan edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Largimi i PD dhe LSI nga Parlamenti duke djegur mandatet e tyre nxorren më shumë në pah konfliktin institucional, por tashmë jo vetëm President-qeveri, por edhe me Kuvendin.

Akti më i paprecedentë, ishte zhdekretimi i datës së zgjedhjeve vendore, vendim për të cilin PS ndërmori një nismë për shkakrkimin e Preisdentit Ilir Meta. Por asnjëra palë nuk doli e fituar, pasi PS hyri e vetme në zgjedhjet lokale duke mos marrë parasysh dekretin  e Metës, dhe nga ana tjetër Venecia nuk i dha mbështetje ligjore socialistëve për ta shkarkuar.

Në 2 mars 2020 Meta thirri qytetarët në sheshin para Presidencës për t’i treguar forcën e tij politike Edi Ramës.

Antishpifja, zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore kanë përplasur në vazhdimësi Kreun e Shtetit me Parlamentin.

Por qëndrimi i Ilir Metës gjatë fushatës së zgjedhjeve të parlamentare të 2021 krisi më shumë marrëdhënien e Ramës me ish aletatin e tij, por sërish edhe në përpjekjen e dytë nuk arritën ta shkarkonin atë nga posti i Presidentit.

Pasi 24 korrikut Ilir Meta ka premtuar se do të kthehet aktiv në politikën shqiptare, por pa treguar nëse LSI do të jetë sërish mekanizmi i tij.

Të dielën e ardhshme Ilir Meta do t’i lirojë zyrën Bajram Begaj të propozuar dhe zgjedhur nga votat e socialistëve me 4 qershor.

Pavarësisht konfliktit me mazhorancën e majtë, Meta nuk e kundërshtoi emrin e pasardhësit të tij, madje nxitoi duke firmosur nga Stambolli lirimin nga detyra si shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armastosura.

/a.r

Next Post
Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë

Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë

Comments 1

  1. Proshi says:
    4 years ago

    Meta e jetoi jetën e qenit. Tani i ka mbetur ajo e luanit.

    Reply

Leave a Reply to Proshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In