• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Java e dytë e marsit do t’ju sjellë shumë surpriza / Horoskopi i Paolo Fox, çfarë i pret të gjitha shenjat

by A R
07/03/2022 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI: Pritet që kjo të jetë një javë e favorshme për ju, por bëni kujdes edhe nga ndonjë e papritur. Në përgjithësi ju i përjetoni gjërat me stres, por në ditët në vijim do të gjeni pozitivitet në gjithçka, do të ndiheni energjikë dhe nuk do t’ju mungojnë idetë. Në punë ndihuni të lirë që t’u bëni kërkesa eprorëve. Për sa i përket dashurisë, gjërat do ecin mirë gjatë gjithë javës dhe nuk përjashtohen takime që mund të kthehen në diçka serioze.

DEMI: Java në vijim do të jetë e vështirë për disa prej jush, por përpiquni të rezistoni, pasi ditë më të mira do të vijnë. Pas një dimri të gjatë, kjo javë e dytë e pranverës do të shënojë një pikë kthimi në jetën tuaj. Beqarët do të jenë në kërkim të shpirtit binjak, ndërsa çiftet do të jenë më të dashuruar se kurrë. Në aspektin profesional do të jeni të zënë me punë, por gjithsesi entuziastë.

BINJAKËT: Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat në dashuri. Këtë javë yjet do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në aspektin profesional e të studimeve. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për sa i përket familjes ose shtëpisë. Shëndeti parashikohet i mirë.

GAFORRJA: Ky është momenti i duhur për të bërë projekte të reja. Yjet parashikojnë se do të kaloni një javë të bukur, gjatë së cilës do të lindin shumë miqësi, që me kalimin e kohës do të shndërrohen në diçka të veçantë. Tani që shkurti mbaroi, edhe gjendja e ankthit do të kalojë.

LUANI: Mundohuni të mos dekurajoheni, sepse kohë më të mira po vijnë. Java do të fillojë kaotike, por nga e marta e tutje, falë kalimit të Hënës në shenjën tuaj, gjërat do të ndryshojnë. Në punë do të keni mundësi të mbyllni disa projekte dhe pritet që të keni të ardhura shtesë. Megjithatë, keni nevojë për pak pushim.

VIRGJËRESHA: Parashikohen ndryshime në aspektin profesional. Ju pret një javë e ngarkuar, sidomos edhe për shkak të punimeve që duhet të bëni në shtëpi. Edhe në dashuri do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme dhe mund të debatoni me partnerin. Kjo do të jetë gjithsesi një javë premtuese dhe do të mund të mbyllni punë me leverdi.

PESHORJA: Gjërat do t’ju ecin shumë mirë, sidomos në dashuri. Yjet parashikojnë se këtë javë do të jeni shumë entuziastë në punë. Gjithçka do të shkojë më së miri edhe falë diplomacisë, elegancës dhe inteligjencës suaj. Në aspektin sentimental do të keni fat. Nuk do të keni konflikte me partnerin dhe do të planifikoni së bashku udhëtime.

AKREPI: Falë vendosmërisë suaj do të arrini të dilni nga situata. Këtë javë do t’i përkushtoheni më së shumti punës. Ditët më me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Edhe në dashuri do të keni fat. Do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe pasioni do të mbizotërojë në lidhjen tuaj.

SHIGJETARI: Dashuri të reja do të shfaqen në horizont për gratë e kësaj shenje. Java në vijim do të jetë e rëndësishme në aspektin profesional. Duhet të bëni kujdes të mos ju shpëtojnë gabime, që mund të rezultojnë të dëmshme në karrierën tuaj. Me partnerin do të organizoni diçka interesante për Pashkë ose për pushimet verore të ardhme. Beqarët do të përjetojnë dashuri me shikim të parë.

BRICJAPI: Parashikohet që kjo të jetë një javë e mbarë si në dashuri edhe në punë. Në aspektin profesional do të jeni më të angazhuar se kurrë. Në aspektin sentimental yjet ju këshillojnë që të mos gërmoni shumë në të shkuarën e partnerit. Ditët me fat do të jenë e shtuna dhe e diela. Ndërsa të enjte dhe të premte ruajuni ndonjë gracke të mundshme.

UJORI: Do të kaloni momente të vështira, por mos i përjetoni me ankth. Kjo do të jetë një javë e trazuar, por mundohuni të mos humbni durimin. Çiftet e martuara ose që bashkëjetojnë prej kohësh do të kenë probleme për shkak të një personi të tretë. Shfrytëzojeni këtë javë për të rivendosur rregull në jetën tuaj.

PESHQIT: Do të fillojë për ju një javë e mbarë. Do ta lini pas krahëve ankthin dhe pesimizmin. Në dashuri dhe në familje gjërat do t’ju shkojnë më së miri. Tani keni rastin t’i bëni një kërkesë partnerit. Në punë do të mund të filloni bashkëpunime të reja, të mbyllni projektet që keni menduar ose t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull.

Next Post
Pushtimi rus i Ukrainës/ SHBA urdhëron vendosjen e 500 trupave shtesë në Evropë, në Greqi do të dërgohen avionë

Pushtimi rus i Ukrainës/ SHBA urdhëron vendosjen e 500 trupave shtesë në Evropë, në Greqi do të dërgohen avionë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In