• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë pak mistrecë, por janë të shkathët”, çfarë thoshte biznesmeni Beqja për Shullazin

by A R
28/03/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët e Emiljano Shullazit kanë dërguar shkresa në drejtim të Kryeprokurores Arta Marku dhe ONM-së, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve si pjesë e grupit që shantazhuan biznesmenin Ylvi Beqja.

Ka qenë avokati Valdimir Meçe, ai që në seancën e djeshme gjyqësore ka thënë se Prokuroria e Krimeve të Rënda po e devijon procesin gjyqësor me parregullsi dhe për këtë shkak, sipas tij, ata kanë vënë në dijeni edhe organet e Vetingut. Deklarata është dhënë në një kohë kur në seancë po debatohej për statusin e dëshmitarit të mbrojtur të Besnik Musait, kunatit të biznesmenit Ylvi Beqja.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar llogari se përse Musai është marrë në mbrojtje dhe me çfarë kriteresh. Kujtojmë se Musai ka dëshmuar në gjyq ku ka thënë se ka parë Emiljano Shullazin të kërcënojë Ylvi Beqen ditën që është firmosur kontrata, te noterja në Durrës për ish-hotel “Vollgën”.

Mirëpo, të akuzuarit pretendojnë se Musai nuk ka qenë në Durrës atë ditë. Gjithashtu, Musai ka thënë se ka parë te mjediset e noteres Aida Spahiu Endri Qyqen, teksa mbyllte qepenin, por ky i fundit ka deklaruar në gjyq se atë ditë ka qenë në Tiranë.
Gjykata, ditën e djeshme, lexoi edhe përgjigjen e ardhur nga autoritetet e Policisë për dëshmitarin e mbrojtur, Besnik Musai. Shkresa ishte firmosur nga Ardian Çipa, i cili është drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë në Policinë e Shtetit. Sipas shkresës, Besnik Musai ishte marrë në mbrojtje për shkak se ishte “pjesë e familjes së Ylvi Beqajt”.

Kaq ka mjaftuar që në seancë të rinisin debatet, nëse kunati mund të cilësohet ose jo pjesë e familjes së një personi. Po kështu, gjatë seancës, u refuzua edhe kërkesa e mbrojtjes për të thirrur si dëshmitar pikërisht Ardian Çipën, në cilësinë e ish-drejtorit të Policisë Vendore të Tiranës.

Më pas, gjatë seancës, u shfaqën disa video të marra nga kamerat e sigurisë së banesës së Ylvi Beqes, që tregonin dy persona që trokisnin në derën e tij, por që nuk përgjigjej njeri. Këta persona, sipas Prokurorisë, ishin Endri Qyqja dhe Endrit Zela, të dy të akuzuar si pjesë e grupit.

Interesant ishte një regjistrim audio i një interviste të Ylvi Beqes me një gazetare, dhënë në kohën kur Prokuroria nisi hetimet për dhurimin e ish-hotel “Vollgës”. Në këtë intervistë, Ylvi Beqja nuk shprehej asnjëherë se ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, apo nga ndonjë tjetër person në bankën e të akuzuarve. Ai madje thoshte se prona ishte e tija dhe se mund t’ia dhuronte kujt të donte.

“Pronën ia dhashë unë Shullazit, sepse ai më shpëtoi mua nga kërcënimet”, dëgjohet të ketë thënë Ylvi Beqja. Kur pyetet nga gazetarja nëse ai i kishte dhuruar më shumë Shullazit, Ylvi Beqja thotë se ai e meritonte plotësisht.

“E meritonte, nuk më ka kërcënuar në asnjë moment. Ata janë pak djem mistrecë, por janë edhe çuna të shkathët. Që në momentin që ata më mbrojtjen, nuk pati më kërcënime. Nuk kishte më plumba në makinë. Prona është e imja dhe unë ia jap kujt të dua. Prokuroria nuk ka pse merret me këtë pjesë”, dëgjohet të thotë në regjistrim Ylvi Beqja.

Ndërkohë, pritet që në seancat e ardhshme të sillen materiale nga një bankë e nivelit të dytë për disa çeqe që janë thyer nga Gilmando Dani dhe Endrit Zela në emër të Ylvi Beqes. Disa javë më parë, avokatët mbrojtës së Shullazit hoqën dorë nga thirrja e ish-Kryeministrit Berisha si dëshmitar në këtë proces. /Panorama/a.m.

Next Post
Aktori i njohur: Paguhem më pak se një punëtor krahu, disa më thonë kokëderr

Aktori i njohur: Paguhem më pak se një punëtor krahu, disa më thonë kokëderr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com