• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Janë fshirë gjurmët e gishtave nga…’/ Arma që dyshohet se i përket Klodian Rashës u gjend në pellg uji

by Java News
11/12/2020 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arma tip, pistoletë që dyshohet se është poseduar nga Klodian Rasha, i cili mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, N.H, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga Klodian Rasha.

Kjo pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganava, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

Megjithëse kjo armë e sekuestruar nga polici me inicialet F.A, është çuar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ekspertët ende nuk kanë gjetur gjurmë të saj, për shkak se pistoleta ka qëndruar e zhytur në pellgun me ujë dhe për pasojë ka humbur elementët e identifikimit të gjurmëve të gishtave.

Ndaj dhe kur janë mbushur 3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë dalë në një konkluzjon përfundimtar se kujt i përket arma e sekuestruar rreth 100 metra larg trupit të viktimës Klodian Rasha.

Pistoleta është gjetur disa minuta pas ngjarjes nga punonjësi i policisë me inicialet F.A. Arma është zbuluar pas krehjes së zonës që ka bërë policia, duke verifikuar çdo metër ku kishte kaluar Klodian Rasha.

Sipas dokumentacionit, pistoleta është gjendur brenda një pellgu me ujë, dhe gjetja e saj është kryer vetëm pasi është kontrolluar me këmbë dhe elektrik dore, sipërfaqja e ujit. Prania e armës në uji, e bën të pamundur të nxiret një konkluzion i saktë deri në këto momente, duke mbuluar me mister enigmën nëse arma pistoletë e gjetur i përkiste ose jo viktimës Klodian Rasha, që mbeti i vrarë në vend në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2020, vetëm 70 metra larg banesës së tij./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

'Ja arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë'/ Spahiu analogji me 21 Janarin dhe protestave për Klodjanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com