• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam Sali Berisha unë, o budallenj!

by Java News
15/11/2025 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Rrozhani

SPAK dështoi të marrë dëshminë e personit numër një që ka të gjithë dijenitë për masakrën shtetërore të 21 janarit 2011, ish-kryeministrit Sali Berisha. Si në një teatër absurd, që vetëm në Shqipëri mund të luhet, SPAK tha se e kishte çuar fletëthirrjen për ish-kryeministrin Berisha në tre vende/adresa, por ai nuk dinte gjë. Akti tjetër padyshim që do të vazhdojë me një thirrje të re, por publikut shqiptar i duhen kursyer shfaqje që të fyejnë inteligjencën dhe që na tregojnë në sytë e botës, si një shoqëri antishtet dhe parapolitike.

Sali Berisha ka të paktën 28 vjet, që kur ra nga pushteti herën e parë, që nuk njeh shtetin dhe institucionet e kundërshtarit politik duke mos iu përgjigjur asnjë fletëthirrjeje. Prokurorët e SPAK duhet të kenë qenë fëmijë, apo në fillimet e karrierës kur Sali Berisha refuzonte publikisht të dëshmonte për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, duke e lënë gjyqin e shekullit pa dëshminë e njeriut që kishte të gjitha dijenitë e vrasjes së liderit të studentëve të Dhjetorit.

Sali Berisha pranoi në dhjetor 2023 më mirë të rrinte mbi një vit në arrest shtëpie se sa të paraqitej në SPAK me akuzën që kutërbon era politikë për ish-Kompleksin Partizani, një vendimmarrje e kryer në mënyrë kolegjiale nga ish-qeveria shqiptare gati dy dekada më parë.

Sali Berisha nuk i konsideron kundërshtarët politikë dhe ka qenë përherë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, jo vetëm kur pranonte me mburrje se vrau për të mos lëshuar pushtet në 21 janar 2011, por edhe  në dhjetor 2016 kur i quante plehra deputetët e PS-së në Kuvendin e Shqipërisë dhe deklaronte me krenari: Jam Sali Berisha unë, o budallenj!

Sali Berisha edhe kur shkon te SPAK për të përmbushur detyrim paraqitjen, nuk e bën se ka respekt për drejtësinë e re, të cilën e quan me neveri  SKAP dhe as për drejtuesin e saj që e ka pagëzuar Altin Troplini, por për të përjetuar orgazmën politike dhe tregon me aq ëndje dhe pasion se si i ka derdhur akuzat mbi letrën e mbushur me shënime fyese dhe akuzuese, duke i sfiduar në shtëpinë e tyre ata që thotë se po e përndjekin.

SPAK duhet ta ndajë mendjen me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka pranuar zyrtarisht që ka qëndruar si burrë në selinë e kryeministrisë, apo si burrë shteti, siç thoshte ish-ambasadori Arvizu, se asgjë nuk do të shkulte prej atje dhe se do të ishte gati t’ia numëronte në ballë Edi Ramës nëse do ta provonte sërish. Ai, se nuk ka kaluar një shekull, por vetëm 14 vite, nuk la akuzë pa bërë dhe njeri të drejtësisë pa intimiduar që gardistët dhe policët e tij të mos përgjigjeshin për asgjë.

Ai nuk është personi kryesor që ka dijeni për 21 janarin, por është vetë dijenia. Bashkë me të edhe bashkëpunëtorët e tij, por doemos duhet të shkojnë si çeço edhe Edi Rama dhe aleatët e tij që atë ditë organizuan një protestë që e bënë në dhunshme për të rrëzuar qeverinë, sepse, bashkë me Berishën, janë bashkëpërgjegjës në këtë skenar të përgjakshëm për të marrë dhe për të mos lëshuar pushtet.

SPAK nuk duhet ta shtyjë, si në 14 vitet e kaluara, për në kalendat greke hetimin e kësaj masakre që ka urdhërdhënës, ekzekutorë dhe nxitës revoltash të dhunshme të bërë publikë me fjalë dhe me vepra.

Beteja e deklaratave hidh e prit, me adresa, emaile dhe zarfe që nuk preken me dorë është fyerje për vrasjen shtetërore të 21 janarit, gjakun e atyre që u përdorën nga opozita si mish për top, të atyre që u vranë me duar në xhepa, që u dhunuan, burgosën dhe kjo vetëm sa e zgjat agoninë e atyre që kërkojnë drejtësi.

Next Post
FOTOT/ Shpërthimi me tritol në restorant, pamjet nga dëmi i shkaktuar! Kamerat fiksojnë autorin e maskuar, hodhi lëndën plasëse dhe..

Tritoli në restorantin në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In