• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

“Jam Mysliman”- Agim Vinca: Pse Ben Blushi është shkrimtari më i lexuar shqiptar

by A R
18/04/2026 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agim Vinca

Ben Blushi (1969) është sot shkrimtari më i lexuar shqiptar.

Veprat e tij janë “bestsellerë”. Por, para se të flas për të si shkrimtar, më lejoni të evokoj një kujtim. Jam i vetmi njeri në këtë sallë, në mos edhe në krejt Kosovën, që e kam takuar Ben Blushin kur ishte fëmijë.

Kjo ka ndodhur në vitin 1974, kur unë pata shkuar për herë të parë në Shqipëri. Ishte një rastësi. Takimi ndodhi në bulevard, te godinat e ministrive. Ishte ditë e diel. Unë kthehesha nga Biblioteka Kombëtare në hotel (Biblioteka Kombëtare në atë kohë punonte edhe të dielave para dite, deri në orën 12), kurse Beni me të atin, Kiçon, kishin dalë për shëtitje në bulevard ose shkonin dikund.

Beni duhet të ketë qenë atëherë pesë vjeç ose një çikë më shumë dhe i ati, Kiçoja, e mbante për dore. U takuam ballë për ballë dhe u përshëndetëm. Folëm pak prej në këmbë. Unë kisha shkruar diçka për Kiço Blushin si shkrimtar, më duket për një libër të tij me tregime dhe ai më falënderoi. Çuni i tij tregohej i paduruar; e tërhiqte babain për t’u 1 larguar. M’u duk paksa i egër. Por s’kishte faj, unë isha një njeri i panjohur dhe ai s’kishte dalë për të dëgjuar biseda mes dy të rriturve, që flisnin gjëra koti (për letërsinë), por ndoshta për të shkuar në vizitë te gjyshërit, për të parë ndonjë shfaqje në Teatrin e Kukullave ose për ndonjë akullore në ëmbëltoret e Tiranës.

Unë e mbaj mend mirë atë takim, për Benin nuk e di. Po e evokoj sonte këtu për të treguar se Ben Blushi, si të gjithë ne, ka qenë fëmijë, por ndryshe nga ne edhe personazh i një vepre letrare, i romanit të famshëm të babait të tij Beni ecën vetë, të cilit i referohet edhe në veprën që po promovohet sonte këtu në Prizren. (“… gjithmonë kam ecur vetë. Madje, kam bërë edhe më shumë. Kam ecur vetë dhe vetëm, f. 214). Kur jemi këtu, të themi se fëmijët tanë e patën pëlqyer shumë romanin Beni ecën vetë (mund të duket e pabesueshme, por im bir, fjala vjen, e pati lexuar shtatë herë), kurse të gjithë ne e kemi parë edhe si film me skenar të autorit dhe regji të Xhanfize Kekos. (Një nga filmat më të mirë shqiptarë të kohës së komunizmit). Kur flitet për Ben Blushin si shkrimtar nuk mund të mos përmendet edhe një fakt: tre breza shkrimtarësh në një familje: gjyshi, babai, biri (nipi).

Gjyshi, Profesor Dhimitër Shuteriqi, studiues dhe shkrimtar; kryetar shumëvjeçar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; babai, shkrimtari i ri Kiço Blushi, që bën për vete të bijën e “patriarkut të letrave” dhe biri, përkatësisht nipi, që doli në skenë relativisht vonë si shkrimtar (debutoi në vitin 2008, me romanin Të jetosh Fejesa, plaku, televizori (1971). 1 1 në ishull), por që po i kapërcen pararendësit e vet jo vetëm me tirazhin e veprave dhe numrin e lexuesve, por edhe me famën e tij si shkrimtar. Pothuajse secila vepër e Ben Blushit, nga e para, Të jetosh në ishull (2008), e deri te kjo e fundit, Jam mysliman (2025), kanë zgjuar dhe zgjojnë debat, madje jo vetëm debat, por edhe pasione. Përse? Pikësëpari me temat që trajtojnë, që shumë herë janë tema tabu, me idetë që shprehin, që shumë herë janë ide heretike, por edhe me mënyrën si i trajtojnë temat dhe i artikulojnë idetë, duke shembur murin e censurës dhe të paragjykimeve.

Shkrimtari i njohur meksikan, Oktazio Paz, në një nga esetë e tij, thotë: “Politika është dialog dhe dialogu i hap dyert e paqes”. Shëmbëllyeshëm nobelistit meksikan, unë do të thosha se edhe letërsia është dialog – dialog për gjendjen dhe problemet e shoqërisë, për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e saj, por një dialog më i fismë, që i hap dyert e shpirtit dhe të mendjes. Duhet pasur mirëkuptim për këtë qasje të shkrimtarit, sikurse dhe për lirinë e shprehjes dhe mendimin e Tjetrit, gjë që është pa dyshim një nga vlerat themelore të çdo shoqërie të qytetëruar.

Për mua si lexues dhe studiues i letërsisë, Ben Blushi është shkrimtar kritik, subversiv, që krijon, si thotë vetë në një rast, të ashtuquajturën “letërsi të veseve” (“veset janë gruri, mielli dhe buka e letërsisë”, f. 173), ndërsa nga pikëpamja e poetikës letërsia e tij është kombinim i autofiksionit, distopisë dhe trilerit. Është shkrimtar me imagjinatë të pasur dhe mjeshtër i rrëfimit, ndërsa mjete të shpeshta të stilit të tij janë ironia, grotesku, paradoksi dhe loja me fjalë (jeux des mots). (Mjafton të shihet loja me fjalën sheriat, f. 24 dhe me emrat turko-arabë që fillojnë me germën “xh”, f. 105).

Nuk po e përdori fjalën postmodern, sepse me të sot ndër ne abuzohet shumë. Ku e shoh vendin e Blushit në konstelacionin e yjeve të letërsisë së sotme? I vetëdijshëm se çdo krahasim çalon, do të thosha se ky shkrimtar sillet mes, të themi, Umberto Ekos, Saramagos, Den Braunit dhe francezit Mishel Uellbek (Michel Houellebekc). Nuk e di sa e njeh amerikanin David Foster Vallas (David Foster Ëallace), që ëndërronte të shkruante veprën kapitale Shakaja e pafund (Infinit Jest) si histori letrare të njerëzimit, por që e mbylli jetën me vetëvrasje? Apo mos vallë Ben Blushi është një Salman Ruzhdi shqiptar, që unë personalisht (besoj edhe ju) nuk do të doja ta pësonte fatin e tij, jo si shkrimtar, por si njeri, si qytetar? Lajtmotiv i romanit Jam mysliman është raporti i shqiptarëve me islamizmin, si fe, si ideologji, si filozofi dhe si mënyrë e jetesës.

Blushi bën dallim midis myslimanëve dhe islamikëve (f. 153), sikundër edhe mes islamit tradicional shqiptar, të butë e liberal dhe këtij të sotmit, radikal, që e vë fenë përmbi Kombin dhe Atdheun, Islamin mbi Shqipërinë (f. 152). Ata që mbulojnë bukurinë e grave me burka dhe që kërkojnë dëbimin e Skënderbeut nga kujtesa dhe historia kombëtare janë islamikë dhe si të tillë paraqesin rrezik për shqiptarët si komb. (Te romani para këtij, 2 Komploti, Blushi tregon si do të duket Shqipëria pas njëzet vjetësh, në vitet 2043-2044, kur shqiptarët mund të jenë pakicë në vendin e tyre dhe kur ministër i mbrojtjes i Shqipërisë mund të jetë një afgan. Kjo është një vepër tipike distopike).

Thuhet se rregulli i parë i çdo romani të suksesshëm është të mos jetë i mërzitshëm. Romanet e Ben Blushit mund të pëlqehen ose jo, por ato nuk e lënë në asnjë rast indiferent lexuesin, duke e bërë atë, siç thoshte Mopasani në kohën e tij, të qeshë ose të qajë, ose të dyja bashkë njëkohësisht. Blushi është shkrimtar që flet për problemet pikante me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Edhe shkrimtarë të tjerë të brezit të tij, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, i trajtojnë këto probleme, por jo me kaq forcë e elokuencë. Në fund, duke përdorur një fjalë të proveniencës islame, që haset shpesh në librin në fjalë, do të thosha se Ben Blushi është “shkrimtar qafir”, në kuptimin heretik, që prek tema tabu dhe që i trajton ato në mënyrë të lirë.

(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit “Jam mysliman” në librarinë “Altera” në Prizren, më 15 prill 2026)

Next Post
Lëkundje të forta tërmeti në Ishujt Solomon në Paqësor, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti në Ishujt Solomon në Paqësor, ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In