• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam i suksesshëm se më ke mbajtur ti në krahë, je idhulli im”/ Rama porosit të rinjtë në Berat për tregun e punës dhe shkëmben batuta me ta

by Java News
16/11/2022 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ofron mundësi të pafundme për ata që duan të qëndrojnë në vendin tonë e të mos largohen.

Rama rendit mes të tjerash punët online që sipas tij mjafton të kesh qasje në internet dhe të punosh në ç’do vend të botës pa lëvizur nga shtëpia dhe turizmin që sipas tij është në zhvillim të vazhdueshëm.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me të rinjtë në Berat, ku nuk munguan edhe batutat e shkëmbyera mes tyre.

“Unë nuk hyj tek ata që predikoj që të hyj tek ata që thonë se kush rri këtu është patriot i vërtetë dhe kush ikën nuk bën mirë. Sepse në të gjitha rastet krenarinë për Shqipërinë nuk duhet ta negociojmë me asgjë. Natyrisht që këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi.

Askund nuk është shtruar një tapet i kuq dhe ti mund të bësh atë që do. Këtu patjetër që ka mundësi për ata që duan ti shikojnë mundësitë dhe t’i realizojnë për ata që duan t’i realizojnë. Janë shumë të rinj e të reja sot që punojnë nga shtëpia për tregjet e huaja. Paguhen shumë mirë dhe janë akoma në shkollë. Janë në shkolla të mesme ose në universitet. T’i mund të gjesh punë përmes teknologjisë kudo në botë pa lëvizur fare nga shtëpia.

Nga ana tjetër është gjithë kjo pasuri e jashtëzakonshme që është e njohur edhe si pasuri botërore. Mjafton të duash t’ja dalësh dhe të kesh idenë e duhur për ta vënë gjithë këtë pasuri në dispozicion. Turizmi po rritet vit pas viti, numri i vizitorëve sot në Berat është më i lartë seç ka qenë ndodnjëherë. Ata vizitorë duan arsye për të qëndruar. Secili prej jush mund të gjejë për ta një arsye më shumë që ata të qëndrojnë. Kjo ka të bëjë e gjitha me mikpritjen, me traditën, me artizanatin, me trashëgiminë kulturore e me radhë.

E padyshim që kush bën këtë gjë këtu, nuk diskutohet që fiton shumë më shumë se të punojë në një vend tjetër të botës. Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk bësoj të jetë kështu”, u shpreh Rama.

“Doja t’iu falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh. Madje jam një nga ata djem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona”, tha një i ri, Klajdi, më herët gjatë bashkëbisedimit./m.j

Next Post
Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagosen çifti zviceran dhe shqiptarja

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagosen çifti zviceran dhe shqiptarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

September 10, 2026
Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com