Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri apel kryeministrit Rama që të ndalojë dhënien e porosive ndaj krimit të organizuar, pasi do të jetë ai që do të mbajë përgjegjësi.
Deklaratën, Meta e bëri i ftuar në News24.
Gjithashtu ai u ndal dhe te hetimi i nisur nga SPAK në lidhje me të, ku tha se nuk ka frikë asnjë ligj apo institucion pasi është i bardhë si dëbora dhe ka zbatuar në çdo moment ligjin.
Meta: Nuk kam frikë as nga Prokuroria as nga SPAK-u se jam korrekt me ligjin.
Nuk kam asnjë lloj shqetësim nga çdo lloj hetimi dhe nga çdo lloj ligji. Jam një dëborë e bardhë dhe ja shumë i bindur se shumë shpejt në Shqipëri do të rivendoset shteti i së drejtës që Edvin Rama e ka shkallmuar me këmbë duke krijuar këtë situatë të padurueshme
I vetmi problem që kemi si lider të opozitës është që të menaxhojmë durimin e popullit për të shkallmuar këtë klik në pushtet.
Unë di që Ilir Meta nuk mbahet dhe nuk bëhet fjalë për Ilir Metën, por bëhet fjalë për shumë Ilir.
Të heq dorë nga porositë që u jep bandave dhe krimit të organizuar, të heq dorë se do të jetë përgjegjës ai dhe vetëm ai.
/a.r
I bardhë si bora, me shurrë e mut qëni përsipër…