• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam e shokuar nga rrjeti i prostitutave”/ Iva Aliko: “Zogun e Tiranës” se takoj më, në krah kam një biznesmen

by Java News
25/01/2020 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iva Aliko është biondja seksi që provokon me format e saj. Prej kohësh, ajo ishte distancuar nga mediat, duke iu përkushtuar kështu shkollës, por edhe një lidhjeje të re që ka nisur. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo flet edhe për përfshirjen e saj në çështjen e “Zogut të Tiranës”. Sipas saj, ajo del në përgjime, pasi njëherë ka përcjellë gazetarin deri në shtëpinë e tij. Më tej Iva shprehet se u trondit kur mori vesh për rrjetin e prostitucionit ku bënte pjesë edhe Hermes Nika

Prej kohësh duket sikur u shkëputët nga jeta publike, ku ka qenë Iva?
Prej kohësh jam shkëputur paksa me qëllim, pasi jam marrë më tepër me jetën time personale, me shkollën, pasi e lashë paksa pas dore dhe kjo periudhë më ndihmoi t’u përkushtohesha më shumë studimeve dhe vetes.

foto galeri

A ju dëmtoi fama apo ju ndihmoi?
Faktikisht nëse tani do më jepej mundësia të zgjidhja ndërmjet të qënurit e famshme dhe jo e famshme, do të zgjidhja këtë të dytën për vetë faktin se dua të kem jetë private pa u përfolur nga askush larg syrit të njerëzve, të qënurit personazh publik ka disavantazhet e veta (më mungon jeta private larg syrit dhe gojës së njerëzve).

Ndërkohë, vazhdoni me fotot sensuale, veçse për qefin tuaj, për çfarë i përdorni, ndoshta ndonjë fushatë modelingu?
Fotomodelingu ka qenë një ndër pasionet më të mëdha të jetës sime dhe vazhdon të mbetet. Deri tani nuk kam bërë asgjë për përfitime financiare, duke qenë se edhe vetë vendi ku jetoj nuk na i ofron këto favore. Kam marrë një ofertë të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po e mendoj si ofertë dhe ndoshta një të ardhme jo të largët shkëputem nga Shqipëria për të jetuar përtej oqeanit.

foto galeri

Shumë vajza kanë kaluar nga modelingu në muzikë, ose në prezantim, keni dhe ju të njëjtën ambicie?
Unë e kam provuar dhe muzikën, fillimet e mia kanë qenë me muzikën, në moshë më të vogël kam marrë pjesë në disa kompeticione muzikore, por ka kohë që e kam lënë në pauzë.

Ndërkohë, emri juaj doli në përgjimet e Zogut të Tiranës, jeni thirrur për të dëshmuar, keni diçka për të sqaruar në lidhje me këtë fakt?
Emri im nuk doli në përgjimet e Hermesit, e kam sqaruar dhe vazhdoj ta përsëris që emri im ka dalë në mënyrë indirekte, pasi unë kam qenë e ftuar në emisionin e tij dhe pasi mbaroi emisioni e kam lënë te lagjja e tij, te shtëpia e tij. Në momentin që unë lë Hermesin apo këdo tjetër në shtëpinë e tij, nuk është përgjegjësia ime se ku shkon apo kë takon, ashtu siç nuk është përgjegjësi e imja jeta personale e askujt. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia. Emri im u lakua pa pasur lidhje në këtë histori dhe pa qenë emri im në dosje nga përgjimet e prokurorisë.

Në dosje emri im nuk është lakuar absolutisht për asgjë, përveç faktin që e kam zbritur nga makina ime dhe e kam lënë te lagjja e tij. Kanë qenë portalet, ato që e kanë lakuar emrin tim me tituj të bastarduar, të shtrembëruar vetëm për disa klikime më tepër nga disa pseudogazetarë amatorë dhe joprofesionist (titulli i shtrembëruar, ndërkohë që me brendësi të materialit nuk përputhej asgjë në lidhje me titullin). Për të dëshmuar nuk jam thirrur, pasi nuk kam asnjë përfshirje tek ajo dosje.

A do ta quanit rrjet prostitucioni atë që ndodhte në Tiranë, ju personalisht ishit e përfshirë?

Nuk e di. S’kam çfarë flas, pasi nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje, pasi vazhdoj të jem akoma e shokuar me çfarë kam lexuar në lidhje me atë rrjet.

Keni folur me Hermesin, si po e përballon burgun?
Jo, nuk kam folur me Hermesin që nga momenti që ndodhet në paraburgim.

foto galeri

Mendoni se emri juaj në këtë çështje ju ka dëmtuar?
Jo, emri im nuk është i përfshirë fare në këtë çështje as nga policia, as nga prokuroria. Po të kisha lidhje në këtë çështje, të jeni të sigurt që as policia, as prokuroria nuk do më kishin kursyer as mua. Emrin tim e kanë dëmtuar portalet me titujt e tyre të shtrembëruar.

foto galeri

Me çfarë po merreni aktualisht?
Iva aktualisht po i përkushtohet me kohë të plotë vetes dhe studimeve.

Ka Iva në krah një partner të famshëm?
Jo, Iva nuk ka në krah asnjë partner të famshëm, partneri im nuk ka asnjë lidhje me muzikë apo “showbiz”, por me biznes./ bw

foto galeri

Next Post
Bardhi takim me strukturat e qarkut Tiranë: Qytetarët drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim”

Bardhi takim me strukturat e qarkut Tiranë: Qytetarët drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In