Jaht dhe avion privat janë ndër pronat luksoze të miliarderëve. Po t’i kesh të dyja në një, aq më mirë. Në fakt, është realizuar, nga kompania amerikane SottoStudios. Është “Skyacht One”, avioni privat më luksoz në botë, me pesë dhoma, një bar e madje edhe dush. Kushton 83 milionë dollarë dhe është avioni privat më luksoz në botë.