• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ja i vetmi zyrtar që ka shkelur Ligjin Elektoral

by A R
31/05/2017 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Prej disa ditësh thuajse e gjithë administrata shtetërore është vënë nën një trysni të pazakontë politike e tipit “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Kjo situatë, deri në kufijtë e absurdit, ka sjellë si pasojë jo vetëm një cënim të rëndë të integritetit të tyre profesional dhe personal, por pothuajse ka paralizuar edhe punën në disa sektorë jetik siç është mjeksia, financat, madje deri dhe policia. Realiteti i zgjedhjeve në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ka pasur jo pak ngarkesa, ku për shkak të dështimeve elektorale, shpesh herë forcat politike i janë përveshur administratës shtetërore, duke akuzuar atë për dështimet e tyre. Alibia për humbjet në zgjedhje për faj të  administratës shtetërore vijon ende të ushqehet. Por këtë rradhë ka marrë përmasa deri dhe terrorizuese.

Është e vërtetë se jo pak punonjës të administratës përfshihen në zgjedhje. Por numri i tyre, në raport me trupën administrative, është thuajse i papërfillshëm. Ndërsa është ngritur një stuhi e tërë deri dhe persekutuese ndaj administratës shtetërore, askush nuk bën ‘gëk’ ndaj faktit se Presidenti i zgjedhur i këtij vendi është i përfshirë ‘këmbë e kokë’ në fushtën elektorale në favor të LSI-së, duke shkelur edhe parimet bazë të profilit të Presidentit të përcaktuara nga Kushtetuta. Sipas ligjit themeltar të shtetit, Presidentit i ndalohet të marrë pjesë në fushata elektorale në favor të një partie dhe se ai është përfaqësues i unitetit të popullit dhe jo i një partie politike. Kjo fushatë elektorale po na provon qartazi se z. Meta jo vetëm nuk është distancuar nga partia që ai ka themeluar, por përkundrazi, ka marrë në dorë të gjithë fushatën elerktorale të LSI-së, ndonse formalisht atë e drejton pasuesi i tij në postin e kryetartit të LSI-së, Petrit Vasili. I vetmi President që ka thyer në mënyrë flagrante ligjin kushtetues mbi rolin e Presidentit ka qenë Sali Berisha, i cili ka drejtuar fushatat elektorale të PD-së si në ’96 ashtu edhe në ’97, duke thyer edhe normat më elementare kushtetuese. Meta u përpoq ta fshihte turin e tij elektoral duke e shitur si takime ‘lamtumire’ me LSI. Në fakt askush nuk e besoi pasi të gjithë e kuptuan se ai po përfshihej në fushatën elektorale.

Pas marrëveshjes Rama- Basha, qartazi kryetari ‘de facto’ i LSI-së nuk u kujdes fare që t’ia ruante formën turit të tij të ‘lamtumirës’. Tashmë gjendet i përfshirë tërësisht në fushatë elektorale. Kur shikon këtë realitet, në të cilin Kushtetuta bëhet e paqenë ‘ditën për diell’, natyrshëm mëndja të shkon tek punonjësit e administratës, të cilët ndodhen pamëshirshëm nën kërcënimin e pezullimit nga puna apo futjes në burg qoftë dhe pse marrin pjesë në një aktivitet politik që zhvillohet tërësisht jashtë orarit zyrtar. Në bazë të ligjit për administratën publike, një punonjësi të kësaj administrate i ndalohet të marrë pjesë në aktivitete politike, apo të zhvillojë veprimtari politike brenda institucionit ku punon përgjatë orarit zyrtar. Pas këtij orari ai është i lirë të shkojë kudo sipas preferencave politike që ai ka. Ndaj është tërësisht e pakuptueshme kjo frymë frikësimi e denigrimi ndaj punonjësve të administratës, kur për hirë të së vërtetës kreu i shtetit i zgjedhur është nga të paktët në hirarkinë e lartë shtetërore që shkel ligjin me zë dhe me figurë.

Next Post
Ministri Bushati në Berlin: Gjermania vizion të guximshëm për zhvillimin e rajonit

Ministri Bushati në Berlin: Gjermania vizion të guximshëm për zhvillimin e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com