• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja si u punua nga gazetarët për publikimin e “Panama Papers”

by Java News
06/04/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për redaktorët e Süddeutsche Zeitung duhet të ketë qenë dita e fatit për profesionin e tyre, kur atyre iu dërguan të dhënat për bizneset me të ashtuquajturat firma kuti postare, apo firmat guackë. Kjo do të kthehej në një histori të madhe, me efekte afatgjata. Kjo në një kohë kur vetë mënyra si vepruan gazetarët pjesëtarë të kësaj historie është një histori interesante.

Siguria në rend të parë

Kështu redaktorët e Süddeutsche Zeitung dhe kolegët e tyre nga medie të tjera punuan për një vit në fshehtësi të plotë. Që të mos flasësh dot për punën, është shumë e vështirë për gazetarët, thotë Frederik Obermaier, nga ekipi investigues i SZ në një intervistë në süddeutsche.de. Për t’u mbrojtur nga sulmet e piratëve të internetit, redaksia përdori kompjutera pa lidhje me internetin. Serveri dhe kompjuterat ndodheshin në një dhomë të mbyllur, ku mund të hynin vetëm anëtarët e ekipit investigativ. “As kryeredaktori nuk lejohej të hynte – as pastrueset. Kështu që pluhurat me aspirator nga dhoma u morën për herë të parë pas një viti”, thotë Obermeier. Takime të rregullta ndërkombëtare, midis të tjerash në Uashington dhe në Londër në grupe të vogla, siguronin komunikimin me njëri-tjetrin. Për këtë komunikohej në një forum interneti të mbyllur në mënyrë të veçantë.

Problemi i logjistikës

Problemi i madh në fillim të punës konsistonte para së gjithash në përpunimin e sasisë gjigande të të dhënave. Në rastet e Offshore-Leaks, të rrjedhjes së informacionit për firmat offshore ishin 260 gigabajt të dhëna, në rastin e Panama Papers sasia e të dhënave ishte dhjetë herë më e madhe – 2,7 terabajt, 11,5 milionë dokumenta. Prandaj redaksia vendosi që të angazhojë në punë edhe Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarisë Investigative (ICiJ). Kështu deri në fund punuan rreth 400 gazetarë nga 80 vende për projektin. “Sasinë e të dhënave ne nuk do të ishim në gjendje ta përpunonim vetë. Do të na ishin dashur njëzet vjet punë. Prandaj ne ndërtuam pikërëndesa për vende të caktuara.” Kështu, tema që për Gjermaninë kanë rëndësi dytësore, por që janë të rëndësishme për Amerikën e Jugut, ju lanë gazetarëve të atjeshëm. Mënyra si veprohej me sasinë e të dhënave qe e thjeshtë. Kështu, ekipi krijonte lista me emra potencialë dhe shikonte nëse kërkimi i këtyre emrave në dokumentat jepte rezultate.

Bota e errët e parave

Të dhënat janë nga një burim anonim, janë aktuale dhe iu përcollën Süddeutsche Zeitung. Thuhet se në kompjuterat e firmës në Panama depërtuan piratë kompjuterash. Të dhënat përmbajnë emaile, dëshmi, pasqyra të llogarisë bankare, kopje të pasaportave dhe shumë dokumenta të tjera të më shumë se 215.000 mijë shoqërive, të cilat zyra Mossack Fonseca i ka themeluar kryesisht me porosi të klientëve në Panama dhe në Ishujt e Virgjër Britanikë. Një botë e errët, ku rrjedh jashtëzakonisht shumë para, thotë Obermaier. Për drejtuesin e redaksisë investigative të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, Georg Mascolo, sistemi i firmave guackë është jashtëzakonisht i përshtatshëm për shpërdorim. Mossack Fonseca punonte në të gjithë botën me 14.000 banka dhe zyra. 1200 prej tyre e kishin qendrën për shembull në Zvicër – një vend që ka qenë njëherë në fokus në lidhje me shkeljet për taksat.

Rezultatet e kërkimeve tani tërheqin aktivizimin e autoriteteve ndërkombëtare. Kështu, Australia, Zelanda e Re dhe Izraeli do të verifikojnë nëse në lista shfaqen qytetarë të tyre ose firmat e tyre. Edhe në Norvegji, ministrja e Industrisë, Monica Maeland i kërkoi bankës norvegjeze DNB që të japë një deklaratë me shkrim për rolin e saj në këtë aferë. Kjo bankë pati ndihmuar rreth 40 klientë për themelimin e një firme offshore në Sejshelle. Kurse në Islandë, 21.000 vetë, nga 330 mijë banorë që ka vendi, kërkuan online dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Sigmundur Davio Gunnlaugsson, emri i të cilit përmendet në dokumente. “Ditët e ardhshme do të publikohen histori nga Gjermania, pastaj nga bota e sportit dhe pastaj pasojnë histori të kolegëve nga bota e jashtme”, sqaron Obermaier. Deutsche Welle

Next Post

Europarlamentari Kukan: Raste si ai i Armando Prengës të papranueshme pë BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In