• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europarlamentari Kukan: Raste si ai i Armando Prengës të papranueshme pë BE-në

by Java News
06/04/2016 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të ditur se do të prezantojë një amendament të ri për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për ABC News, Kukan tha se raste si i ai deputetit Armando Prenga janê të papranueshme për BE-në dhe nuk duhen të përsëriten në zgjedhjet e ardhshme.

Kukan shpjegon edhe insistimin e tij për amendamentin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Rezoluta për Shqipërinë do të diskutohet në 13 prill dhe do tê votohet në 14 prill në seancë plenare të PE-së.

Ju jeni raportuesi në hije i rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila nuk pati vëmendjen e duhur gjatë aprovimit në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, duke qenë se aprovimli i saj ndodhi ditën e shpërthimeve terrorriste në Bruksel. Cili është mesazhi kryesor që përçon kjo rezolutë?

 Rezoluta për Shqipërinë ka për qëllim inkurajimin e palëve për të vazhduar përgatitjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Jam i kënaqur me përmbajtjen e rezolutës dhe  besoj, se se do ta aprovohet ne seancën plenare javën e ardhshme pa ndryshime.

Ju keni prezantuar dy amendamente. Një prej tyre ka të bëjë me lirinë e shtypit. Nuk jemi mësuar t’ju dëgjojmë të ndërhyni për këtë çështje. Pse insistuat për këto amendamente?

Njëri prej amendamenteve ka të bëjë me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim në një mendje me zotin Fleckenstein për këtë, ndërkohë që ne jemi përgjithësisht dakort mbi gjithçka. Unë e pashë të rëndësishme të insistoja mbi këtë, sepse versioni i proçedurës për emërimin është aprovuar katër vite më parë me insistimin e partisë socialiste. Dhe tani është pikërisht partia socialiste që e ndryshon këtë. Amendamenti u aprovua dhe jam i kënaqur për këtë. Ai shpreh shqetësimin për emërimin e drejtorit të RTSH-së, pasi nuk është korrekte që të ndërrohen gjërat në varësi të faktit nëse je në opozitë apo mazhorancë. Çdo qeveri duhet të mësojë që parime të tilla nuk vlejnë vetëm gjatë mandatit qeverisës, por ato kanë jetëgjatësi përtej mandatit qeverisës.

Ju do prezantoni një amendament të ri në seancën plenare. Pse?

 Unë do të prezantoj një amendament lidhur me paragrafin për refomën zgjedhore. Ky amendament do të përforcojë gjuhën e përdorur në rezolutë sipas të cilës, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje të lira dhe të ndeshme në Shqipëri, që të njihen nga të gjithë dhe që të konsolidojnë situatën e brendshme në Shqipëri.

Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur një rol të pamohueshëm si ndërmjetësues të ligjit për dekriminalizimin. Pika kyçe aktualisht mbetet zbatimi i këtij ligji. Si po shkon zbatimi në këndvështrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetësim për rastin Prenga. Ju ç’mendoni ?

Raste të tilla janë të papranueshme. Fatmirësisht, zoti Prenga nuk merr më pjesë në punimet e Kuvendit, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë të pranohej kjo situatë. Por të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit, janë aty që situata të tilla të mos përsëriten. Nuk duhet të ketë më persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare. Shoh që tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do të insistojë që ky ligji të zbatohet tërësisht, që të mos ketë më përsëritje të rasteve të tilla, që janë thjesht të papranueshme në këndvështrimin e BE-së.

Reforma në drejtësi është parësore për hapjen e  negociatave të anëtarësimit. Edhe komisioneri Hahn gjatë dialogut të nivelit të lartë  në Tiranë theksoi, se marrëveshja për këtë reformë mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Besoni se do ketë marrëveshje?

Atë që shoh, se të dyja palët janë dakort për rëndësiën e aprovimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Secila palë e sheh ndryshe këtë reformë. Ky është problemi, por besoj, se ata janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e reformës. Tani që kemi rekomandimin e Komisionit të Venecias,  që njohim qëndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA-ve, nuk mbetet tjetër përveçse dakortësia. Nuk mund ta imagjinoj që kjo reformë të mos aprovohet dhe të mos zbatohet. Hapi që duhet hedhur tani është marrëveshje midis palëve. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Forcat nga jashtë nuk mund të bëjnë më shumë. Ju ju referuat komisionerit me të drejtë, që reforma e drejtësisë, mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtraësimit. Kjo nuk do të thotë që kjo do të ndodhi automatikisht. Mos më pyesni, nëse në rast se kjo reformë fillon të zbatohet, atëherë a do të ketë Shqipëria një datë për hapjen e negociatave ? Ajo që mund t’ju them, se është e qartë që pa këtë reformë, nuk është realiste të flitet për hapin e ardhshëm të integrimit europian.

Next Post

Olta Gixhari poston një FOTO erotike... dhe jep mesazhe për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In