• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja shenjat që tregojnë mungesën e Kaliumit në trupin njerëzor

by A R
17/05/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është e njohur që kaliumi zbut efektet e natriumit – kjo është vetëm një ndër shkaqet që të mos lejoni që trupit tuaj t’i mungojë ky mineral i rëndësishëm.Kaliumi është një ndër mineralet më të rëndësishme të domosdoshme për funksionim normal të trupit tuaj, transmeton Telegrafi.

Nëse niveli i kaliumit në trupin tuaj është i ulët, funksionet e rëndësishme të organizmit do të ngadalësohen, puna e tyre do të çrregullohet, por do të sulmohet edhe i tërë shëndeti.

Ky mineral është më i rëndësishëm për funksionimin e zemrës dhe të të gjithë muskujve në trup.Pothuajse 98 për qind e kaliumit gjendet në qeliza, që do të thotë që edhe një ndryshim i vogël i nivelit të tij mund të shkaktojë shpejt dukuri negative në muskuj, nerva dhe zemër.

Këto gjashtë simptoma tregojnë që niveli i kaliumit në trupin tuaj është shumë i ulët:

Kapsllëku

Niveli i ulët i kaliumit lë pasoja në funksionimin e tërë trupit, veç tjerash, edhe në metabolizëm. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në stomak dhe kapsllëk.

Fryrja

Kur në trup mungon kaliumi, organizmi nuk mund të rregullojë nivelin e natriumit, gjë që shkakton fryrjen.

Ngërçet e këmbëve

Kaliumi i takon kategorisë të elektroliteve dhe në qoftë se ne djersitemi shumë, nivelet e elektroliteve peshojnë dhe kjo mund të na japë ngërçe në këmbë. Kështu që banania vërtet ndihmon, por edhe mund të pini një pije sportive me elektrolite.

Presion i lartë i gjakut

Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Rrahjet e zemrës

Hulumtime nga “Harvard Medical School” sugjerojnë se në qoftë se nivelet e kaliumit ulen, rrahjet e zemrës mund të bëhen të parregullta. Një test fizik mund të zbulojë nëse çrregullimet e rrahjeve të zemrës vijnë nga ndonjë mangësi në valvulat e zemrës, për shkak të tiroideve, ose nga mangësia e kaliumit në organizëm.

Ligështi apo marramendje

Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje. Këta përbërës, janë të pasur me kalium:

1. Banania: është fruti i cili përfaqëson kaliumin. Ajo është burimi natyror më i madh i kaliumit.

  1. Frutat tropikale: avokado dhe kokosi janë dy përbërës nga të cilët krijohen parfumet ekzotikë, të cilët kanë sasi të lartë kaliumi.
  2. Rrushi: Ky fryt përmban 860 mg kalium në çdo 100 gr.
  3. Kajsia: Përveç kaliumit, është një burim i mirë i karrotenit, pararendës i vitaminës A.
  4. Patatja: Një patate e mesme, që mund të peshojë rreth 170 gr, mund të përmbajë rreth 900 mg kalium, vlerë, e cila mund t’i jetë ulur për shkak të gatimit.
  5. Kungulli: Është një përbërës shumë i mirë, por gjithashtu është i pasur me vitamina dhe antioksidantë.
  6. Frutat e thata: Përmbajnë një sasi të madhe kaliumi, sidomos fëstëkët, të cilët nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimet tona pasi gjithashtu luftojnë edhe kolesterolin e keq.
  7. Fasulet e zeza: Të pasura me kalium, por edhe me vitamina dhe kripëra minerale.
  8. Thjerrëzat: Përveç kaliumit, thjerrëzat janë të shëndetshme, edhe për faktin se kanë përmbajtje të lartë hekuri.Pra, është e rëndësishme që t’i konsumojmë sa më shpesh këto produkte, në mënyrë që të jemi sa më të shëndetshëm, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)
Next Post
Buffon i thotë lamtumirë Juventusit të shtunën, por jo futbollit

Buffon i thotë lamtumirë Juventusit të shtunën, por jo futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” është armik i Shtëpisë së Bardhë!

October 8, 2026
“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

October 8, 2026
Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

October 8, 2026
Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

October 8, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

October 8, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com