• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja sfidat e shqiptarëve në vitin 2019?

by Enver Robelli
01/01/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë e pret botën shqiptare në vitin 2019?

Nga Enver Robelli

Viti që lamë pas ka paralajmëruar kthesa të mëdha – në politikën botërore, por edhe në nivel lokal. Se si do të përballen shqiptarët me vështirësitë e reja në vitin 2019, do të varet edhe nga aftësia e klasës politike në Prishtinë e Tiranë, e cila viteve të fundit jo përherë ka qenë për duartrokitje.

Në 6 muajt e ardhshëm janë disa sfida: në janar numri i pasagjerëve shqiptarë në linjën Prishtinë-Vjenë-Hagë do të rritet; do të shtohen presionet për «zgjidhjen» e çështjes së Kosovës – dhe edhe pas «zgjidhjes» (eventuale) pakënaqësia do të jetë e madhe në shoqëri; në qershor do të vendoset nëse Shqipëria do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Në rast se ndonjë shtet anëtar i BE-së e bllokon këtë plan, qeveria aktuale në Tiranë do të gjendet nën presion edhe më të madh.

Ky presion tashmë ka filluar nga studentët, sepse jo vetëm ata janë lodhur nga politika e «performansave artistike», improvizimeve, tenderomanisë, folklorizmit dhe popullizmit. Nëse lufta e bandave të Shkodrës brenda 2 muajsh merr jetën e 6 vetave, siç ka ndodhur sivjet, dhe nëse kjo luftë arrin deri në lagjet e Brukselit dhe e detyron edhe qeverinë e këtij vendi të ndërhyjë – atëherë kjo tregon gjendjen alarmante në disa pjesë të Shqipërisë.

Si matanë Drinit, si këndej vazhdon papërgjegjësia masive ndaj resurseve publike, keqpërdorimi i parasë publike, manipulimi ose tentimi për manipulim i tenderëve, hallakatja e arkës publike me qëllim të zhvatjes janë bërë pjesë e kulturës së përditshme politike.

Ndëshkimin nga ana e BE-së e kanë përjetuar kudo shqiptarët. Mund të bëhet një debat i gjatë nëse Brukseli gabon që ndëshkon qytetarët dhe jo pushtetarët. Qeveritë perëndimore flasin me të zgjedhurit e një populli. Është përgjegjësia e popullit kur i zgjedh ata. Askush nuk i ka penguar maqedonasit të zgjedhin partinë e Nikolla Gruevskit. Sa më shumë pushtet që kanë autokratët, aq më paranoikë bëhen. Gruevski bleu një veturë të blinduar që i kushtoi buxhetit mbi gjysmë milioni euro. U dënua për këtë dhe duhej të shkonte në burg. Iku në Hungari.

Për shkak të sistemit të kalbur juridik dënimi i një (ish-)kryeministri, presidenti apo ish-presidenti s’mund të merret me mend në viset shqiptare. Pakkush beson se politikanët shqiptarë nuk kanë bërë krime më të mëdha financiare. Por, si shumë akterë të jetës publik edhe këta gëzojnë lirinë e palaços. Të jesh i korruptuar në viset shqiptare është edhe cool, sepse kësisoj tregon se je i fortë. Mbi ligjin. Në psikikën shqiptare ekziston një lloj fascinimi për të jashtëligjshmin.

A do të ketë ndryshim në këtë qasje në vitin 2019? Nuk shihen shenja të qarta. Përkundrazi – gjithnjë e më shumë po shitet si akt guximi kur njerëz që do të duhej të denonconin të keqen bëhen tok dhe mbrojnë politikanët e korruptuar prej të cilëve jo rrallë përfitojnë.

20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s do të ishte një moment i mirë për të bërë bilancin. Por, bilancin e bëjnë shoqëritë që janë të vetëdijshme për pusin ku janë fundosur. Ajo ditë e bilancit nuk duket e afërt shikuar nga perspektiva e 31 dhjetorit 2019. Por, gjatë historisë shpesh ka ndodhur që në çastet më të papritura të shihet shpresë. Për atë duhet punuar të gjithë!

 

Next Post
Dhuratat e fundvitit, tendencat dhe çfarë preferojnë më shumë shqiptarët

STUDIMI/ Dhënia e dhuratave më e mirë sesa marrja e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In