• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ja raporti i ri i demarkacionit

by Java News
30/11/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Demarkacionin shpejt pritet të dalë me rezultatet e gjetura për këtë çështje, pasi puna e tyre tashmë ka përfunduar. Florim Isufi, anëtar i këtij Komisioni, ka thënë për Express se tashmë raporti është kryer, derisa pritet një dakordim në mes të Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit për të caktuar ditën se kur të bëhet publik.

Komisioni për shënjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e ka përmbushur një muaj afat kohor, periudhë kjo që u ishte caktuar nga Qeveria, për të analizuar dhe për të gjetur fakte të reja që fliten për kufirin në mes të shtetit malazez dhe atij kosovar.

Florim Isufi, njëri nga anëtarët e këtij Komisioni që kryesohet nga Shpejtim Bulliqi, tha të enjten për Express se tashmë 99,9 për qind e punës ka përfunduar, por ky raport ende nuk i është dorëzuar Qeverisë “Haradinaj”.

“Ende nuk është dorëzuar. Raporti është i përfunduar dhe mbetet mes kryetarit të Komisionit dhe kryeministrit që të caktohet dita, pothuajse 99,9 për qind ka përfunduar: u shpreh Isufi, derisa nuk dha detaje të tjera rreth raportit.

Kohë më parë, anëtarët e këtij Komisioni, e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.Po ashtu, ky Komision foli rreth punës së tyre edhe para Komisioni të Integrimeve Evropiane, por që mori shumë kritika nga deputetët aty.

Ata thanë se asgjë e re nuk u prezantua, derisa anëtarë të Komisionit për Demarkacionit e sqaruan se në prezantimin e tyre para deputetëve u bë vetëm analiza për punën e komisionit “Meha” dhe jo sjellja e fakteve të reja për çështjen e demarkimit.

Kritika për punën e tyre bëri edhe kreu i Shtetit, Hashim Thaçi. Ai tha se u bë shumë zhurmë për asgjë. E hiç më larg se disa ditë më parë, edhe ish-kryeministri Isa Mustafa tha se AAK-ja çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi e ka pasur kauzë të rrejshme dhe se, sipas tij, tash duhet ta pranojnë se ka qenë e tillë.

Siç u shpreh ai, nëse mund të vërtetohet se kufiri është në Zhlep, LDK-ja do ta votojë Demarkacionin, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
Aksident masiv në Rrëshen, përplasen pesë makina

Aksident masiv në Rrëshen, përplasen pesë makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In