• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja ku ndryshon femra ‘seksi’ nga femra e ‘bukur’

by
12/07/2015 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka femra të ndryshme. Të gjata, të shkurtra, të shëndosha, të dobëta, por ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë gjithmonë një tip: atë seksi, me veshje mini dhe me një make up perfekt.

Por ka dy probleme, shkruan “Huffington Post”: Femra “seksi” dëshirohet si objekt dhe rrallë si individ, dhe për më tepër bëhet fjalë për një pamje artificiale dhe iluzioniste.

Gazetarja amerikane e Elite Daily, Lauren Martin, tregon ndryshimin thelbësor mes një femre seksi dhe një femre të bukur, duke vënë theksin tek bukuria natyrale.

Kur ka qenë hera e fundit që keni dëgjuar një burrë të përshkruajë një grua të bukur? Në fjalët e tij vihet re një mungesë respekti kur në vend që të admirojë një femër, e përshkruan si një objekt dhe jo si person. Meshkujt, – thotë ajo -, i shohin femrat thjesht si trup, “një gjë” që duhet fituar, ndërkohë që femra ka një personalitet për t’u vlerësuar.

“Meshkujt mendojnë se sensualiteti është poshtë lëkurës së butë, këmbëve të depiluara dhe qerpikëve false. Janë mësuar të besojnë se tërheqëse është një grua me një fizik të skalitur dhe gjoks të bëshëm. Por të jesh femër, është diçka tjetër, dhe për t’u pëlqyer burrave nuk është e detyruar t’u nënshtrohesh klisheve të zakonshme. Çfarë ka tek femrat që nuk vishen për t’i bërë përshtypje seksit tjetër, por për të qënë komode me veten? Nuk kanë bukuri? Nuk ka tërheqje as tek ky besim në vetvete? Është koha që meshkujt të kenë parasysh ndryshimin mes një femre ‘seksi’ dhe një femre ‘të bukur’. Dhe të kuptojnë që gratë kanë më shumë se një trup për të ofruar”, shkruan ajo.

Ja disa kontraste që jep Martin mes asaj që është “seksi” që lidhet me bukurinë artificiale, dhe “bukurisë” që i referohet bukurisë autentike, të pastër, ajo që përfshin shpirtin dhe trupin dhe që nuk gjykohet vetëm nga sytë.

Seksi është të shohësh nga larg: bukuria është për t’u përqafuar dhe shtrënguar;

Seksi perceptohet, e bukura vlerësohet;

Seksi është e kuruar, bukuria është ujë dhe sapun;

Seksi është sipërfaqësore, bukuria është në brendësi;

Seksi është mënyra si lëviz, e bukur mënyra se si flet;

Seksi është një bukuri e caktuar, ndërsa e bukura një karakter i fortë;

Seksi do të thotë të jesh e re, e bukura nuk ka moshë;

Seksi është konformizmi, e bukura është unike;

Seksi është për pak dhe ikën, bukuria është edhe në netët pa gjumë;

Seksi është trupi i femrës, e bukura është kurajo e saj;

Seksi është një mesazh, e bukura është një letër dashurie;

Seksi është një fasadë, bukuria është femra.

Femrat janë krijesa të mrekullueshme, me karakteristika të parezistueshme. Është koha që femrat të tregojnë personalitetin e tyre, duke mos besuar tek iluzioni i të qënit “seksi”, koncept i krijuar nga meshkujt.

Next Post

VIDEO/ Pushimet e Fatos Nanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

October 25, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

October 25, 2026
Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

Pse nuk ngjajnë studentët në Serbi me ata në rrugët e Tiranës?

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In