Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për rreth një orë mbledhjen urgjente në selinë blu me aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ka qënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Mesohet se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog. Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.
Të sapo dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.
Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë. /l.m