• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja 16 emrat që do t’u bëjnë ‘hetuesinë’ 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve

by A R
05/01/2018 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e para të janarit shënojnë finalizimin e zbatimit të ligjit të Vetingut, përfshirë vendimet dhe rregulloret në funksion të tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, në datën 3 janar 2018, ka përzgjedhur 16 këshilltarët ligjorë dhe ekonomistë, të cilët do të shqyrtojnë dhe përgatisin dosjet për rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Dosja për cilin subjekt do të kalojë për vendim në duart e katër trupave gjyqësore të Komisionit të Kualifikimit, sipas shortit, ndërsa vendimi përfundimtar, gjithnjë nëse subjekti do ta ankimojë, do të merret nga Kolegji i Apelit. Për pozicionin “Këshilltar ligjor” aplikuan 201 kandidatë, prej të cilëve 57 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. Janë intervistuar 144 kandidatë që plotësonin këto kritere.

Komiteti ad hoc, i ngritur posaçërisht për këtë proces, nga 144 kandidatët, ka përzgjedhur si fitues emrat: Anola Xhuli, Arben Jorgaqi, Denata Stoja, Ermir Mema, Fiona Zaçaj, Genard Dylqeshi, Gentian Mete, Iglon Peçi, Insidor Rexhepi, Joana Asimi, Klodjana Theodhosi dhe Lola Prendi. Për pozicionin “këshilltar ekonomik” aplikuan 50 kandidatë, prej të cilëve 13 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale.

Ndërkaq, janë intervistuar 37 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 4 fituesit: Bukurije Memisha, Irida Jaho, Mirela Kastrati dhe Saimir Emini. Të dy kategoritë e këshilltarëve përbëjnë atë që duhet njësia e shërbimit ligjor pranë Komisioni të Kualifikimit. Vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për 16 vendet vakante në këtë njësi është kryer nga një komitet ad hoc i krijuar nga Komisioni i Kualifikimit. Pa krijimin e kësaj njësie nuk mund të ketë asnjë rezultat nga procesi i Vetingut.

Detyrat e këshilltarëve
Këshilltari ligjor ka për detyrë që të studiojë dosjen e çdo gjyqtari dhe prokurori si dhe të përgatisë një relacion për çështje. Këshilltarët ligjorë do të asistojnë gjithashtu, jo vetëm në studimin e materialeve të dosjes për shqyrtim, por edhe në praktikën ndërkombëtare sidomos të gjykatave evropiane me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut.

Këshilltari ligjor, përveç përgatitjes së relacionit mbi zgjidhjen e çështjes në themel, do të hartojë projektvendimin nën orientimin e relatorit që do të arsyetojë vendimin si dhe të kryejë çdo detyrë tjetër të caktuar nga relatori i çështjes. Këshilltari ekonomik duhet të studiojë dosjen nga pikëpamja financiare/ekonomike dhe të përgatisë një relacioni të çështjes, veçanërisht për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit.

Më konkretisht, këshilltarët ekonomikë do të ndihmojnë në studimin e të dhënave ekonomike, ato bankare, sigurimeve shoqërore, si dhe çdo të dhënë tjetër që provon ekzistencën e parave fizike ose tatimore apo mjeteve/instrumenteve të tjera të tregut të parave dhe/ose pagesave të bëra, e veçanërisht për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit.

Njësia e Kolegjit të Apelimit
Edhe Kolegji i Apelimit ka një njësi të tillë, por me 7 këshilltarë ligjorë dhe 7 ekonomikë. Njësia e Shërbimit Ligjor e Kolegjit të Apelimit përbën bërthamën ndihmese dhe këshillimore dhe mbështet punën profesionale të gjyqtarëve të Kolegjit.

Njësia ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmese në procesin vendimmarrës duke përfshirë përgatitjen e çështjeve për gjykim, dhënien e opinioneve ligjore dhe atyre me natyre ekonomike dhe çdo detyre tjetër të caktuar nga gjyqtari relator.

Njësia e Shërbimit Ligjor jep mendimin në lidhje me mënyrën se si do të procedohet me gjykimin e çështjes për sa i përket gjykimit në dhomë këshillimi apo në seance gjyqësore, përgatit relacionin mbi zgjidhjen e çështjes në themel, harton projektvendimin nën orientimin e gjyqtarit që do të arsyetoja vendimin si dhe kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga relatori i çështjes.

Të dhënat që do shqyrtojnë këshilltarët ekonomikë 

Deklaratat e pasurive të referuara nga ILDKP.
Raportin e kontrollit të ILDKP për secilin subjekt bashkë me konstatimin përkatës.
Të dhëna të tjera mbi pasuritë e paluajtshme të subjektit të rivlerësimit, të regjistruara në
regjistrin e pasurive të paluajtshme, ose të përfituara nga një akt noterial i paregjistruar.
Llogaritë bankare, të dhënat tatimore, bazat e të dhënave mbi automjetet, të dhënat
për hyrje-daljet në kufi.
Të dhënat mbi të drejta ose interesa pasurorë të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i
luajtshëm ose i paluajtshëm.
Të dhënat mbi kreditë, çeqet e udhëtimit, çeqet bankare, urdhërpagesat, të gjitha llojet e titujve, mandatpagesat dhe letrat e kreditit, si dhe çdo interes.
Të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera.
Të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve ose instrumenteve të
tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave, ku përfshihen, por pa u shteruar, çeqet, dëftesat dhe certifikatat e depozitave.
Të dhënat për  kartat e debitit ose të kreditit, kartat elektronike të pagesave, titujt, si dhe çdo dokument tjetër që vërteton ekzistencën e një detyrimi monetar ose një vlere tjetër të depozituar ose për t’i paguar subjektit një shumë korresponduese në para fizike ose në një formë tjetër.

Shqiptarja.com

Next Post
Reali fiton 3-0 ndeshjen e parë ndaj Numancias

Reali fiton 3-0 ndeshjen e parë ndaj Numancias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com