• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli shtyn operacionin tokësor në Gaza, përkeqësohet gjendja humanitare

by A M
25/10/2023 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijë dhe foshnja të vogla të plagosura mbërrijnë në Spitalin Indonezian në Gaza në orët e para të së Mërkurës, pas një sulmi izraelit pranë kampit të refugjatëve Jabalia.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë fëmijë, disa të mbuluar nga pluhuri teksa mbërrijnë në spital. Dhimbja është e thellë, ky burrë përkulet në rrugë pranë trupave të mbuluar.

40-vjeçari, Ali Daba, u bleu anëtarëve të familjes byzylykë ngjyrë blu dhe të bardhë. Nuk janë aksesorë, për një mënyrë e improvizuar për të njohur fëmijët ‘nëse u ndodh diçka’.

“Kam parë trupa të copëtuar – nuk mund t’i dallosh (të vrarët). Nëse ndodh diçka dhe janë copëtuar, në këtë mënyrë do t’i njoh nga këta byzylykë, do t’i mbledh pjesët e tyre.”

Daba dhe gruaja e tij vendosën të ndanin fëmijët e tyre në mes luftës.

“Nëse ne vdesim, atëherë të paktën ti do të jesh gjallë”, i tha Daba gruas së tij.

Izraeli vazhdon të godasë Gazën ndërsa liderët botërorë bëjnë thirrje për një armëpushim dhe presioni rritet për të lejuar kalimin e më shumë ndihmave.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia bënë thirrje në Kombet e Bashkuara për një armëpushim dhe hapjen e një korridori humanitar. Agjencitë e OKB-së thonë se duhen 20 herë më shumë ndihma për një popullsi prej 2.3 milionë banorësh.

Por Izraeli po tregohet kokëfortë në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe refuzon të lejojë karburantin të hyjë në Gaza. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se mbi një e treta e spitaleve në Gaza dhe gati dy të tretat e qendrave shëndetësore parësore janë mbyllur për shkak të dëmtimit ose mungesës së karburantit.

Në një deklaratë presidenti amerikan Joe Biden u shpreh i alarmuar nga sulmet e vazhdueshme dhe agresive të kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve. Ai kërkoi që këto sulme të ndalen.

Ndërsa refuzon të shkojë për një vizitë solidariteti në Izrael, presidenti turk Tajip Erdogan tha se grupi militant palestinez Hamas nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

“Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar, një grup muxhahedinësh që po lufton për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e tij. . . . . Të dashur vëllezër, ne kishim qëllime të mira, por ai (Izraeli) përfitoi. Ne kishim një plan për të shkuar në Izrael, por ai u anulua.”

Turqia mbështet palestinezët, mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez dhe strehon anëtarë të grupit militant Hamas. Ankaraja ka ashpërsuar qëndrimin e saj kundër Izraelit ndërsa luftimet dhe kriza humanitare në Gaza janë intensifikuar.

Kreu turk nuk është i vetmi udhëheqës botëror që ngriti zërin kundër Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u detyrua të dalë në një konferencë për të sqaruar deklaratën e një dite më parë. Guterres tha se i dënoi qartë “aktet e terrorit” të shkaktuara ndaj Izraelit në deklaratën ku gjithashtu tha se sulmet nuk ndodhën “papritur”.

“Jam i tronditur nga keqinterpretimet e disa deklaratave të mia… sikur po justifikoja aktet e terrorit nga Hamasi. Kjo është e rreme. Ishte e kundërta. Unë besoj se është e nevojshme t’i themi gjërat drejt, kjo në respekt të viktimave dhe familjeve të tyre.”

Ambasadori i Izraelit vazhdon të bëjë thirrje që Guterres-i të japë dorëheqjen, duke thënë se është një “turp” që ai nuk e tërhoqi deklaratën.

Këtu banorët e Khan Younis teksa qëndrojnë pranë një ekskavatori që hequr rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Sulmi goditi zonën në orët e para të së Mërkurës, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Në total, autoritetet në Gaza thonë se 6,546 palestinezë kanë vdekur që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 Tetor.

Izraeli intensifikoi bombardimet e tij gjatë natës në jug të Gazës, ku zyrtarët thanë se një numër rekord i palestinezëve janë vrarë.

Izraeli publikoi pamjet e goditjes së objektivave që thuhet se përdoreshin nga grupi militant Hamas. Sulmet ajrore pritet të intensifikohen, ndërsa burimet pranë agjencive amerikane të zbulimit i thanë gazetës ËSJ se Izraeli e ka shtyrë operacionin tokësor.

Kundër këtij operacioni është shprehur hapur edhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Çdo ‘pushtim masiv tokësor’ nga Izraeli në Gaza do të ishte një gabim për Izraelin,” tha kreu francez.

 

/a.d

Next Post
“Nuk kemi kohë të vajtojmë njerëzit e dashur”, mesazhi drithërues i 18-vjeçares palestineze në Gaza

“Nuk kemi kohë të vajtojmë njerëzit e dashur”, mesazhi drithërues i 18-vjeçares palestineze në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In