• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën

by E S
05/06/2026 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për luftën Izrael-Iran. Sipas një raporti ekskluziv të CNN, Forcat e Armatosura të Tel Avivit kishin ngritur një rrjet të fshehtë bazash ushtarake dhe pozicionesh inteligjence në disa vende të Lindjes së Mesme, duke rrethuar praktikisht Iranin nga veriu, perëndimi dhe jugu.

Një nga operacionet më të ndjeshme, i mbajtur larg syve të publikut deri më tani, ishte vendosja e forcave elitare izraelite në Azerbajxhan, fare pranë kufirit verior të Iranit. Burime të njohura me operacionin kanë zbuluar se komandot speciale, personel i Mossad-it dhe njësi të forcave speciale izraelite u stacionuan në disa pika në jug të Azerbajxhanit, vetëm rreth 100 kilometra larg qytetit iranian të Tabrizit, i cili u godit gjatë konfliktit.

Sipas raportit, këto njësi nuk kishin vetëm rol mbështetës. Ato kryen misione të fshehta zbulimi, operacione me dronë dhe grumbulluan informacione të vlefshme për lëvizjet e ushtrisë iraniane. Pozicioni strategjik pranë kufirit i lejoi Izraelit të monitoronte nga afër aktivitetet ushtarake në veri të Iranit dhe të siguronte paralajmërime të hershme për lëshimet e mundshme të raketave.

Ky ishte vetëm një fragment i një strategjie shumë më të gjerë. Burimet flasin për praninë e forcave izraelite edhe në Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Somaliland, duke krijuar një rrjet të avancuar operacional që i dha Izraelit një shtrirje të paprecedentë gjatë luftës. Fillimisht të menduara si pika emergjente për shpëtimin e pilotëve ose operacione kërkim-shpëtimi, këto pozicione u shndërruan në baza të mirëfillta inteligjence dhe mbështetjeje ushtarake.

Ndërkohë, në Irak, Izraeli mbajti dy objekte sekrete operative për mbështetje logjistike dhe operacione të mundshme shpëtimi. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Tel Avivi vendosi fshehurazi një bateri të sistemit mbrojtës “Iron Dome”, së bashku me personelin e nevojshëm për funksionimin e saj.

Sipas burimeve të CNN, përgatitjet për operacionin në Azerbajxhan kishin nisur muaj përpara shpërthimit të luftës. Në janar, agjentë dhe forca speciale izraelite vendosën pajisje përgjimi dhe sisteme inteligjence pranë kufirit me Iranin. Fillimisht, operacioni ishte planifikuar të zhvillohej paralelisht me një seri goditjesh amerikane kundër Iranit. Por presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi në momentin e fundit planin e sulmeve, pasi Teherani kishte premtuar ndalimin e represionit ndaj protestuesve.

Next Post
Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

November 2, 2026
Lodhesh kot Sali!

Pse PD, nuk është më opozita

November 2, 2026
Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

November 2, 2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

FJALEN E KA BORDI/ RËNIA E FORTË E ÇMIMIT TË NAFTËS, PRESION PËR ULJEN E ÇMIMEVE EDHE NË SHQIPËRI

November 2, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 2, 2026
Ben Blushi promovon romanin e tij më të ri: “Historitë e Çmendura të Tiranës”!

Ben Blushi promovon romanin e tij më të ri: “Historitë e Çmendura të Tiranës”!

November 2, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

November 2, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

“Turizmi do sjellë më shumë të punësuar”- Ulja e TVSH-së dhe e çmimit të naftës, Çoçoli: Më shumë kursime për qytetarët dhe pensionistët!

November 2, 2026
SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

November 2, 2026
“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In